5 shtyllat e islamit

1. Shehadeti

Shtylla më e parë është Shehadeti [shqip. dëshmia] i cili është themeli mbi të cilin ngrihen të gjitha shtyllat e tjera të Islamit.

Lexo më shumë

4. Zeqati

Zeqati është i obliguar me Kur’an dhe Hadith, si detyrë e domosdoshme fetare, farzi ajn, e çdo myslimani të pasur, te jape 2.5% nga pasuria e tij.

Lexo më shumë

2. Namazi

Namazi është shenjë e besimit, shpëtim nga dyftyrësia, ai që e ruan namazin e ka ruajtur fenë e tij dhe ai që e ka humbur namazin veprat tjera edhe më lehtë i humbë.

Lexo më shumë

5. Haxhi

Si një nga pesë shtyllat e fesë islame është një detyrim fetare që duhet të kryhet të paktën një herë në jetën e të gjithë muslimanëve të rritur të cilët janë fizikisht dhe financiarisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin për ne Qabe.

Lexo më shumë

3. Agjërimi

Agjërimi është bërë obligim në vitin e dytë hixhrij, me një ajet kur’anor.

Lexo më shumë

Hadithe nga salih al-Bukhari

1.) Hadith:

Umer Ibn Hattabi r.a. (radij-Allahu anhu – Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: „E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: „ Shpërblimi i veprave varet nga qëllimi që ka pasur çdonjëri dhe gjithsecili do të marrë shpërblim në përputhje me qëllimin që ai ka pasur. Kështu, kushdo që shpërngulet për përfitime të kësaj bote apo për t’u martuar, shtegtimi i tij do të jetë për atë që ai u shpërngul.

2.) Hadith:

Aishja, nëna e besimtarëve të vërtetë, r.a. (radij-Allahu anha / Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon: „ Harith Ibn Hishami r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s.: „O i Dërguari i Allahut a.s.! Si të vjen ty Frymëzimi Hyjnor (Vahji)?“ I Dërguari i Allahut a.s. iu përgjigj: „Disa herë më vjen si kumbimi i një zileje. Kjo formë është më e rënda. Pastaj kjo gjendje kalon pasi të kem kapur atë që më është shpallur. Nganjëherë meleku më vjen në formë njeriu dhe më flet dhe unë kap çdo gjë që ai më thotë.“ Aishja r.a. shton: „Vërtet, unë e kam parë Pejgamberin a.s. t’i vinte Frymëzimi në një ditë shumë të ftohtë dhe t’i pikonte djersë nga balli, pasi i kishte mbaruar Frymëzimi.“

3.) Hadith:

Ibn Abbasi r.a. tregon: „ I Dërguari i Allahut a.s. ishte më bujari i njerëzve. Kjo arrinte kulmin gjatë muajit të Ramazanit, kur atij i vinte dhe e takonte Xhibrili (a.s.). Xhibrili e takonte gjithnjë atë (Pejgamberin a.s.) çdo natë gjatë Ramazanit dhe i mësonte Kuranin. Kështu pra, i Dërguari i Allahut a.s. ishte më shpirtmadhi i njerëzve në mirësi, edhe më bujar se era e butë (e dërguar nga Allahu me përgëzime për shiun, në gatishmëri e nxitim për të bërë vepra mirësie).

4.) Hadith:

Ebu Hurejra r.a. tregon: „I thashë (Pejgamberit a.s.): „O i Dërguari i Allahut! Jam djalosh i ri dhe kam frikë se mos bie në imoralitet, sepse nuk kam mundësi për t’u martuar.“ Ai heshti. Pastaj unë ia përsërita ato fjalë përsëri, por ai përsëri heshti. Ia thashë për të tretën here, ndërsa ai vazhdoi të heshtte. Kur e pyeta për herë të katërt, atëherë Pejgamberi a.s. më tha: „O Ebu Hurejra! Pena është tharë pasi ka shkruar atë që do të përballosh ti (fati yt është përcaktuar). Kështu pra, në daç tridhu në daç lëre (është njësoj për ty)!“(5076)

5.) Hadith:

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: „Shembulli i besimtarit është si shembulli i asaj bimës së re e të njomë. Atë e përkul era nga çdo drejtim që t’i vijë, por, kur era qetësohet, ajo drejtohet përsëri. Kësisoj edhe besimtarin e godasin fatkeqësi, (por ai qëndron i duruar derisa Allahu t’ia largojë vështirësitë). Ndërsa një i lig i shthurur është si pisha, e cila rri e fortë dhe drejt, derisa Allahu e pret dhe e rrëzon përtokë kur të dojë!“ (5644)

6.) Hadith:

Katada tregon se Enesi r.a. shkoi te Pejgamberi a.s. me një copë buke të lyer me gjalpë. Pejgamberi a.s. i kishte lënë peng parzmoren një çifuti në Medine dhe kishte marrë prej tij pak elb për familjen e vet. Enesi e dëgjoi atë të thotë: „Shtëpia e Muhamedit (a.s.) nuk ka asnjë sa‘ grurë a drithë për darkë edhe pse ai ka nëntë gra për t’u kujdesur.“ (2069)

7.) Hadith:

Mugira r.a. tregon: „Një herë isha me Pejgamberin a.s. në një udhëtim, kur më tha: „O Mugira! Merre mbajtësen e ujit.“ E mora atë, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. iku për të kryer nevojën larg, sa nuk e shihja më. Ai kishte veshur një xhybe siriane. (Kur u kthye) ai u përpoq txi nxirrte krahët nga mëngët, por (xhybja) qe shumë e ngushtë, kështu që i nxori krahët nga poshtë. Unë i shtiva ujë, ndërsa ai mori avdes siç merrte avdes për faljen e namazit, ndërsa kaloi duart e lagura mbi meste, pastaj u fal.“ (363)