???? ~ Malik ibën Dinar ~ ????

Malik ibĂ«n Dinari thotĂ«: „E kam filluar jetĂ«n i humbur, pijanec dhe mĂ«katar. U bĂ«ja padrejtĂ«si njerĂ«zve, haja kamatĂ«n, i rrihja njerĂ«zit dhe bĂ«ja shumĂ« padrejtĂ«si tĂ« tjera. Nuk lashĂ« mĂ«kat pa bĂ«rĂ«. NjerĂ«zit largoheshin nga unĂ« pĂ«r shkak tĂ« mĂ«kateve tĂ« mia.
Një ditë prej ditësh vendosa të martohem. U martova dhe Allahu më furnizoi me një vajzë, të cilën e quajta Fatime dhe e doja shumë. Sa më shumë rritej Fatimja, aq më shumë më shtohej dashuria për të, por në të njëjtën kohë më shtohej edhe imani në zemrën time dhe mëkatet më pakoheshin. Fatimja sa herë që më shihte dukë pirë alkool, afrohej dhe ma largonte atë. Atë kohë ajo ishte dy vjeçe. Dukej sikur Allahu e urdhëronte të vepronte ashtu. Rritja e Fatimes jo vetëm që më shtonte dashurinë për bijen e vetme, por bashkë me këtë shtonte edhe imanin në zemrën time. Sa herë që afrohesha tek Allahu një hap, largohesha edhe më shumë nga mëkatet, gjersa Fatimja mbushi tre vite. Atëherë kur Fatimja mbushi tre vjeç, vdiq.
Pas vdekjes sĂ« Fatimes u ktheva nĂ« njĂ« gjendje edhe mĂ« tĂ« keqe se mĂ« parĂ« dhe nuk pata durimin qĂ« kanĂ« besimtarĂ«t kur i godet sprova. Shejtani po luante me mua. Erdhi njĂ« ditĂ« dhe mĂ« tha: -Do tĂ« dehesh si asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ«! Vendosa tĂ« dehem e tĂ« pi alkool dhe kĂ«shtu vazhdova gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s. MĂ« dukej sikur po Ă«ndĂ«rroja… derisa pashĂ« kĂ«tĂ« Ă«ndĂ«rr.

PashĂ« DitĂ«n e Kiametit dhe Dielli akoma nuk ishte zĂ«nĂ«, ndĂ«rsa detet ishin shndĂ«rruar nĂ« zjarr dhe Toka po lĂ«kundej. U mblodhĂ«n njerĂ«zit pĂ«r DitĂ«n e Kiametit grupe-grupe e unĂ« isha nĂ« mesin e tyre. DĂ«gjoja thirrĂ«sin tĂ« thĂ«rriste ‚filani i biri i filanit le tĂ« urdhĂ«rojĂ« para Allahut pĂ«r llogari‘.
E shihja filanin dhe fytyra e tij nxihej nga frika e madhe. Pastaj dĂ«gjova thirrĂ«sin tĂ« thĂ«rriste emrin tim. ‚Le tĂ« urdhĂ«rojĂ« para Allahut pĂ«r llogari‘. JanĂ« fshehur njerĂ«zit pas meje, sikur tĂ« isha i vetĂ«m aty.
Pashë një gjarpër gjigant, i cili ecte drejt meje me gojë të hapur. Unë ika nga frika e madhe. Takova një plak të lodhur e i thashë: -Ah, më shpëto nga ky gjarpër. Plaku ma ktheu: -O biri im, unë jam i dobët dhe nuk mundem, shko në atë pjesë e ndoshta do të shpëtosh. Shkova andej nga më tha plaku, ndërsa gjarpri po vinte pas meje. Kur ja, para meje zjarri. Mendova të iki nga gjarpëri e të hidhem në zjarr. U largova shpejt e gjarpri më afrohej. U ktheva prapë te plaku dhe i thashë: -Për Allahun, më ndihmo! Por ai qau për gjendjen time. Plaku tha: -Unë jam i dobët kështu si po më sheh, nuk mund të bëj asgjë, por shko pas asaj kodre, ndoshta do të shpëtosh. Shkova pas asaj kodre, por gjarpri thuajse më rrëmbeu dhe aty pashë fëmijë të vegjël. Që të gjithë po bërtisnin: -Oj Fatime, kape babanë tënd!

Maliku thotë: -Mësova se ajo ishte Fatimja. U gëzova dhe lotët po më rridhnin nga shkaku se kisha një vajzë, dashuria ndaj së cilës më shtonte edhe imanin, derisa ajo vdiq kur ishte tre vjeçe, ndërsa tani po më ndihmonte në këtë gjendje. Më mori me dorën e saj të djathtë, ndërsa me dorën e majtë më largoi gjarprin, kurse unë nga frika isha bërë si i vdekur.

Pastaj Fatimja u ul në prehrin tim ashtu siç ulej në dynja dhe më tha me zërin e saj të ëmbël: -O babai im! A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar, që zemrat e tyre të frikësohen nga të përmendurit e Allahut?”

I thashë: -Bija ime, më trego për gjarprin!

Më tha: -Ajo është puna jote e keqe, të cilën ti e ke rritur dhe zhvilluar saqë deshi të të hajë.

-Po ai njeriu i plak dhe i dobët?

Më tha: -Ajo është puna jote e mire, e ke dobësuar dhe pakësuar.

O babai im! A të kujtohet kur në dynja imani rritej në zemrën tënde e unë isha e vogël?

Sikur të mos ishte puna jote e mirë, nuk do të mund të më ndihmonte asgjë në këtë vend.

Maliku thotë: U zgjova nga gjumi duke bërtitur. Po, ka ardhur koha o Zot! Po, ka ardhur koha o Zot!

“A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar , që zemrat e tyre të frigohen nga të përmendurit e Allahut?!”

U ngrita, u pastrova dhe dola për të falur namazin e sabahut. Dëshiroj të pendohem dhe të kthehem tek Allahu.

Hyra në xhami dhe imami po thoshte të njëjtin ajet: “A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar, që zemrat e tyre të frigohen nga të përmendurit e Allahut?”

Ky Ă«shtĂ« Malik ibĂ«n Dinari, prej imamĂ«ve tĂ« tabi’inĂ«ve. Ky Ă«shtĂ« ai qĂ« njihej se ka qarĂ« tĂ«rĂ« natĂ«n dhe thoshte: „O Allahu im! Ti je i vetmi qĂ« e di se kush Ă«shtĂ« prej banorĂ«ve tĂ« xhenetit dhe prej banorĂ«ve tĂ« xhehenemit. AtĂ«herĂ«, prej cilĂ«ve jam unĂ«?

O Allah, mĂ« bĂ«j prej banorĂ«ve tĂ« xhenetit dhe mos mĂ« bĂ«j prej banorĂ«ve tĂ« xhehenemit!“

U pendua Malik ibĂ«n Dinari dhe u njoh pĂ«r atĂ« se çdo ditĂ« tek dera e xhamisĂ« thĂ«rriste: „O rob mĂ«katar, kthehu tek Allahu! O rob i shkujdesur, kthehu tek Allahu! Kush i afrohet duke ecur, Ai i afrohet duke vrapuar.“

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.