Prej shenjave të afrimit të Ditës së GjykimitEbu Hurejra – radiAllahu anhu – tregon se Profeti – alejhis selam – ka thënë: “Prej shenjave të afrimit të Orës së Fundit është shfaqja e lakmisë” e transmeton Taberani.Në një transmetim tjetër Ebu Hurejra – radiallahu anhu – tregon se Profeti – alejhis selam – ka thënë: “Do të shkurtohet koha, do të pakësohet dija, do të shfaqen (shtohen) sprovat, do të hidhet në zemra lakmia dhe do të shtohen vrasjet” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ibn Batal në komentimin e këtij hadithi thotë: “Të gjitha këto janë lajmërime (profeci) të Profetit – alejhis selam – për shenjat e Orës së Fundit dhe i kemi parë ato me sy. Është pakësuar dija, është shfaqur injoranca, është hedhur lakmia në zemra, janë përhapur sprovat dhe janë shtuar vrasjet.”
Abdullah bin Mesudi radiallahu anhu gjithashtu tregon se Profeti – alejhis selam – ka thënë: “Po vjen ora e fundit, dhe njerëzit nuk po shtojnë ndaj dynjasë veçse lakminë dhe ndaj Allahut veçse largësinë”. E transmeton Hakimi dhe e saktëson sheikh Albani.
Ebu Thalebe El-Khushenij tregon se e ka dëgjuar Profetin – alejhis selam – duke thënë: “Kur t’i shohësh njerëzit pre të lakmisë, duke ndjekur epshet, duke iu dhënë përparësi dynjasë dhe (kur të shohësh që) çdo njeriu t’i pëlqejë mendimi i tij, atëherë kushtoju vetes tënde[1] dhe lëri njerëzit, sepse më pas do të vijnë ditë që kanë nevojë për durim. Ai që bën durim në atë kohë është si ai që mban në dorë prushin (thëngjillin që digjet), dhe ai që punon sipas fesë së Allahut do të ketë shpërblimin e pesëdhjetëve prej jush”. E transmeton Ebu Daudi dhe Termidhiu dhe e saktëson sheikh Albani.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.