3-vjeçari Egzon Azemi nga Smira e Vitisë, vuan nga një sëmundje e rëndë, familja kërkon ndihmë për shërimin e tij … I ka mbushur tre vjet por ende nuk e ka folur as edhe një fjalë të vetme. Vogëlushi Egzon Azemi, gjithë ditën e kalon në këtë dhomë duke u përballur me dhimbje e i privuar nga loja me fëmijët tjerë. Ai vuan nga një e metë në trurin e tij që e ka prej moshës njëvjeçare. Fëmija i vetëm i Isuf Azemit, nga Smira e Vitisë, nuk ka zhvillim normal si të gjithë bashkëmoshatarët e tij si pasojë e një sëmundje. Isufi nuk ka lënë spital pa shkuar duke kërkuar shërim për djalin por këtë deri më tani askund nuk e gjeti. Për ta shikuar rastin e kësaj familje, ju sjellim videon që mund ta ndiqni në linkun e paraqitur vetëm pak më poshtë. Pasi ta dëgjoni, shpërndajeni!Klikoni këtu për ta ndjekur videon

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.