Edhe pse askush nuk do të flasë për vdekjen, ajo është e pashmangshme. Nëse dëgjoni psikologët, ata do t’ju sugjeronin të flisnit sa më shumë për të, në mënyrë që të largonit çdo lloj fobie të krijuar më kot. Të tjerët e trajtojnë vdekjen nga një këndvështrim tjetër, duke bërë shaka me të. E vërteta është se kur ajo vjen, ne nuk do të jemi të vetëdijshëm për të, kështu që nuk ka arsye pse të trembemi nga diçka për të cilën nuk mund të bëjmë asgjë. Përgjegjësia jonë është të tregohemi të kujdesshëm dhe të bëjmë pjesën tonë.
Agjencia e lajmeve “Neatorama” ka përzgjedhur 30 vdekjet më të çuditshme në histori. Me siguri ju keni dëgjuar për raste të shumta edhe më qesharake dhe të pakujdesshme, por këto janë disi më të veçanta. Ndoshta pasi t’i keni lexuar do të mendoni ndryshe për jetën. Me siguri do të qeshni dhe vdekja nuk do t’ju duket më dhe aq e frikshme, por qesharake. Atëherë do ta vlerësoni edhe më shumë jetën duke treguar kujdes, që të mos merrni shembullin e personazheve të përmendur këtu.
Poeti kinez Li Po donte të përqafonte pasqyrimin e hënës në lumë. Askush prej njerëzve të arsyeshëm nuk do ta provonte, por natyrisht që ai ishte i dehur. E dinit se legjenda e Rusit Rasputin është se kanë tentuar ta vrasin në shumë raste, dhe gati në të gjitha prej tyre ka mbijetuar? Avokatët që përpiqen t’ia demonstrojnë situatën e vrasjes jurisë, duhet të tregojnë kujdes me armët, pasi Clement Vallandigham përdori një armë të mbushur, ndërsa shfajësonte të pandehurin e tij.
Në disa prej tyre pakujdesia ka ndodhur nga vetë viktimat, si në rastin e goditjes së kasafortë me këmbë apo hedhjes nga kulla “Eifel” me pallto-parashutë, por në raste të tjera njerëzit kanë vdekur edhe nga ironi të fatit. Për shembull, Bobby Leach ka rrëshqitur në një lëkurë portokalli. Me siguri ju tregoheni të kujdesshëm kur shihni një lëkurë bananeje në rrugë, që këtej e tutje tregoni kujdes edhe nga lëkura e portokallit.
1. Li Po
Vdekje duke përqafuar reflektimin e hënës
Poeti kinez Po (701-706) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e hënës në lumë.
2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatë
Austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm për shkak se vdiq për shkak të saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.
3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon në banjë
Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëherë ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të artë për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.
4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit
Ndërsa drejtonte himnin “Te Deum” për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.
5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga të ngrënit e tepërt
Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.
6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi për jurinë
Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u bë avokat i suksesshëm që rrallë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.
7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhës
Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton” dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.
8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh
I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët.

Lexojeni ariktullin e plote klikoi ne linke me poshte!

Kliko ketu per te lexuar ma shume

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.