4 histori te shkurtra, por te bukura

  1. Ne si staf, kemi për qëllim që juve të ju ofrojmë sa më shumë informacione dhe dije të dobishme rreth fesë Islame por gjithsesi se kemi edhe harxhime të shumta, kështu që ju lutemi që pasi të dëgjoni apo të lexoni të klikoni mbi reklamën që shfaqet poshtë këtij teksti sepse ashtu ne do t’i mbulojmë harxhimet tona dhe do të jemi në gjendje të vazhdojmë që të ju sjellim ende informacione me lejen e Allahut azze ue xhel. Allahu ju shpërbleftë me të mira në të dy botët. Pasi të lexoni lajmet tona, shpërndajini edhe me të tjerët që të përfitojmë sëbashku.

1-Është pyetur një njeri i mirë: “Unë vuaj nga sëmundja e largimit prej Allahut. Si të shërohem?”

Ai i thotë pyetësit: “O pyetës! Merri rrënjët e sinqeritetit, gjethet e durimit dhe lëngun e modestisë. Të gjitha këto vendosi në enën e devotshmërisë. Pastaj hedh mbi të ujin e frikës ndaj Allahut. Dhe vloji këto me zjarrin e pikëllimit dhe vendosi në tryezën e inspektimit, e pastaj përdori me dorën e drejtësisë, e pije me gotën e istigfarit, e përtypi me gojën e përkushtimit, dhe largoje veten nga lakmia dhe pangopësia. Atëherë me lejen e Allahut do të shërohesh.

2-Ibrahim bin Ethemi radijAllahu anhu pasi që e sheh një njeri të pikëlluar e pyet: “O njeri, po t’i bëj tri pyetje, e ti përgjigju”. Ai i thotë: “Urdhëro”.

A mund të qarkullojë diçka në këtë botë e që nuk dëshiron Allahu?
– Jo, – u përgjigj.
– A mund ta zvogëlojë rizkun diçka prej asaj çka e ka caktuar Allahu?
– Jo.
– A mund të zvogëlohet një sekond çasti nga momenti që Allahu e ka caktuar që të vdesësh, e të mos jetosh më shumë?
– Jo.
– Atëherë, për çka brengosesh, e je i pikëlluar?!

3-I urti ka thënë:

“Largohu nga shtatë cilësi, do ta kesh trupin, mendjen dhe zemrën e shëndosh, ndërsa pasurinë e fenë tënde të siguruar:
1. Mos u pikëllo për të kaluarën;
2. Mos u brengos për të ardhmen;
3. Mos i ofendo njerëzit siç të ofendojnë ty;
4. Mos kërko shpërblim për atë që nuk e ke punuar;
5. Mos e shiko atë që nuk e posedon;
6. Mos u hidhëro ndaj atij, të cilit hidhërimi yt nuk i bën dëm;
7. Mos u krekos – lavdëro për atë që nuk e ke punuar dhe që nuk është prej teje.

4-E kanë pyetur një të urtë:

– Cila është gjëja më e mirë për njeriun?
– (Ai i përgjigj) Mendja me të cilin jeton.
– Po nëse atë nuk e ka?
– Vëllezërit, të cilët përkujdesen për të.
– Po nëse ata nuk i ka?
– Pasurinë për shkak të së cilës e duan njerëzit.
– Po nëse nuk e ka?
– Edukatën prej të cilës ruhet prej çdo të keqe.
– Po nëse nuk e ka?
– Heshtjen, e cila e shpëton.
– Po nëse nuk e ka?
– Vdekjen, e cila i shpëton njerëzit prej tij.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.