1-Është pyetur një njeri i mirë: “Unë vuaj nga sëmundja e largimit prej Allahut. Si të shërohem?” Ai i thotë pyetësit: “O pyetës! Merri rrënjët e sinqeritetit, gjethet e durimit dhe lëngun e modestisë. Të gjitha këto vendosi në enën e devotshmërisë. Pastaj hedh mbi të ujin e frikës ndaj Allahut. Dhe vloji këto me zjarrin e pikëllimit dhe vendosi në tryezën e inspektimit, e pastaj përdori me dorën e drejtësisë, e pije me gotën e istigfarit, e përtypi me gojën e përkushtimit, dhe largoje veten nga lakmia dhe pangopësia. Atëherë me lejen e Allahut do të shërohesh. 2-Ibrahim bin Ethemi radijAllahu anhu pasi që e sheh një njeri të pikëlluar e pyet: “O njeri, po t’i bëj tri pyetje, e ti përgjigju”. Ai i thotë: “Urdhëro”. A mund të qarkullojë diçka në këtë botë e që nuk dëshiron Allahu?

  • – Jo, – u përgjigj.
  • – A mund ta zvogëlojë rizkun diçka prej asaj çka e ka caktuar Allahu?
  • – Jo.
  • – A mund të zvogëlohet një sekond çasti nga momenti që Allahu e ka caktuar që të vdesësh, e të mos jetosh më shumë?
  • – Jo.
  • – Atëherë, për çka brengosesh, e je i pikëlluar?!
  • 3-I urti ka thënë:“Largohu nga shtatë cilësi, do ta kesh trupin, mendjen dhe zemrën e shëndosh, ndërsa pasurinë e fenë tënde të siguruar:
  • 1. Mos u pikëllo për të kaluarën;
  • 2. Mos u brengos për të ardhmen;
  • 3. Mos i ofendo njerëzit siç të ofendojnë ty;
  • 4. Mos kërko shpërblim për atë që nuk e ke punuar;
  • 5. Mos e shiko atë që nuk e posedon;
  • 6. Mos u hidhëro ndaj atij, të cilit hidhërimi yt nuk i bën dëm;
  • 7. Mos u krekos – lavdëro për atë që nuk e ke punuar dhe që nuk është prej teje.

4-E kanë pyetur një të urtë:

  • Cila është gjëja më e mirë për njeriun?
  • (Ai i përgjigj) Mendja me të cilin jeton.
  • Po nëse atë nuk e ka?
  • Vëllezërit, të cilët përkujdesen për të.

  • Po nëse ata nuk i ka?
  • Pasurinë për shkak të së cilës e duan njerëzit.
  • Po nëse nuk e ka?
  • Edukatën prej të cilës ruhet prej çdo të keqe.
  • Po nëse nuk e ka?
  • Heshtjen, e cila e shpëton.
  • Po nëse nuk e ka?
  • Vdekjen, e cila i shpëton njerëzit prej tij.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.