1. Ne si staf, kemi për qëllim që juve të ju ofrojmë sa më shumë informacione dhe dije të dobishme rreth fesë Islame por gjithsesi se kemi edhe harxhime të shumta, kështu që ju lutemi që pasi të dëgjoni apo të lexoni të klikoni mbi reklamën që shfaqet poshtë këtij teksti sepse ashtu ne do t’i mbulojmë harxhimet tona dhe do të jemi në gjendje të vazhdojmë që të ju sjellim ende informacione me lejen e Allahut azze ue xhel. Allahu ju shpërbleftë me të mira në të dy botët. Pasi të lexoni lajmet tona, shpërndajini edhe me të tjerët që të përfitojmë sëbashku.

Iblisi i mallkuar i përdor gjashtë mënyra për të depërtuar në zemrën tënde, e cila duhet të jetë e lidhur vetëm për Zotin. Duhet t’i njohesh këto që të kujdesesh dhe të gjykosh se deri ku ka arritur shejtani në luftën kundër teje, e nëse ke arritur në grada të larta, atëherë ti je bërë armiku i përbetuar i Iblisit.

E para:
Shejtani të thotë: bëhu mosbesimtar! Nëse ai e arrinë këtë qëllim, rehatohet dhe aspak nuk brengoset më për ty.

E dyta:
Nëse shpëton nga mashtrimi i parë, atëherë ai ta zbukuron bidatin (risi në fe), qoftë ajo fjalë ose vepër, që të mendosh se je në hak (të vërtetë), e të harrosh se “çdo bidat është lajthitje, kurse çdo lajthitje shpien në zjarr”.

E treta:
Nëse shpëton nga e para dhe e dyta, kalon në mënyrën e tretë, duke u munduar të të shtyjë të bësh ndonjë mëkat të madh.
Por mëkati që bëhet lahet me pendim dhe kërkim faljeje. Kjo sepse dijetarët kanë thënë: nuk ka mëkat të vogël nëse insistohet në atë mëkat dhe nuk ka mëkat të madh nëse kërkohet falje për atë mëkat.

E katërta:
Nëse shpëton prej këtyre ai mundohet të të shpie në mëkat të vogël. Mëkat të cilin e bën në çdo kohë dhe gjatë tërë kohës, sa që kjo të zvoglon të mirat dhe të ulë gradën në xhennet
Me pendim, me lejen e All-llahut, falen edhe mëkatet e vogla.

E pesta:
Nëse pendohesh nga të gjitha këto gabime dhe mëkate, ti konsiderohesh njeri me grada të larta te Iblisi, atëherë mundohet në mënyrën e pestë, duke të angazhuar me vepra që kanë më pak
shpërblim nga ato që kanë më shumë. P.sh. fillon e preokupohesh me largimin e pengesave nga rruga, edhe pse kjo gjë është prej besimit, mirëpo nuk është vepër që ka shpërblimin më të madh.

E gjashta:
Nëse shpëton prej të gjitha këtyre kurtheve të tij, atëherë ai përdorë mënyrën më të vështirë dhe më të fuqishme, nga e cila nuk kanë shpëtuar as pejgamberët, që domethënë se të vërsulen familja, të afërmit, ata që janë përreth teje, duke të ofenduar, nënçmuar dhe të dëmtojnë.

Parashtro pyetjen: vallë, ku është grada jote para Iblisit të mallkuar, All-llahu na ruajtë nga kurthet e tij.

Ibn kajim el Xheuzije

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.