I Dërguari ﷺ thotë:

“Kush ia largon besimtarit një vështirësi prej vështirësive të kësaj bote, Allahu ﷻ ia largon atij një vështirësi prej vështirësive të ditës së Kiametit.

Kush ia lehtëson atij që nuk mundet ta kthej borxhin, Allahu ia lehtëson gjendjen në këtë botë dhe në botën tjetër.

Kush ia mbulon të metat besimtarit, Allahu ﷻ do t’ia mbuloj të metat në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu i ndihmon njeriut, përderisa ai i ndihmon vëllait të vet.”

????Muslimi, •2699•

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.