A duhet ta braktis shtëpinë në të cilën pihet alkool?
Pyetje: Selamualejkum hoxhe i nderuar, kam nje pyetje: Nese ne shtepine time pihet alkohol dhe hahet mishi i derrit, vetem nje person e ha dhe pi nga anetaret e familjes, a bej gjunah nese une e braktis shtepine, edhe nese e kam baba apo nene personin qe ha mish derri dhe pi alkohol? Ju lutem me keshilloni sa me shpejt. Selamualejkum

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur, nuk ka dyshim se alkooli është mëkat prej mëkateve të mëdha në fenë e Allahut i cili dëmton imanin, mendjen dhe shëndetin e njeriut. Lexo në lidhje me këtë përgjigjen: A kam mëkat nëse nuk pi alkool, por vetëm e furnizoj lokalin me të?

Andaj, muslimani duhet të qëndrojë sa më larg tij dhe mos të afrohet në vendin ku pihet ai. E nëse alkooli pihet në shtëpinë e ndonjë muslimani, nga ndonjë anëtar tjetër i familjes, atëherë ai nuk është i obliguar që të del nga shtëpia e tij dhe mos të jetojë në të, por vetëm duhet të largohet nga sofra në momentin që në të pihet alkooli, apo hahet mishi i derrit.

Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, mos të ulet në sofrën në të cilën pihet alkooli”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Haxheri thotë se hadithi është i mirë)

Gjithashtu gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk duhet pauzuar nga këshilla e mirë ndaj atij që vepron këtë mëkat të madh dhe nga qortimi i tij në bazë të mundësive.

Thotë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem): “Kush prej jush e sheh ndonjë të keqe, le ta largojë atë me dorën e tij. E nëse nuk ka mundësi, atëherë me gjuhën e tij. E nëse nuk ka mundësi, atëherë (le ta urrejë) me zemrën e tij, e ky është imani më i dobët“. (Transmeton Muslimi)

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.