Pyetje: Eselamu alejkum. Une kam nje infeksion ne miter edhe si shkak i kesaj mund te vij deri tek steriliteti. Edhe pyetja ime eshte nese kam nje kerkes per martes a duhet ti tregoj personit qe e kerkon doren time. Allahu ju shperbleft.

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari duhet të vërtetohet nëse sëmundja ekziston sigurtë apo jo. E pastaj, nëse është prej sëmundjeve që mund të shkaktojë probleme dhe ndarje pas martese, atëherë patjetër duhet të tregohet ajo. Dhe nëse ajo mbahet fshehtë, atëherë llogaritet mashtrim ndaj atij që kërkon martesën tuaj. Ndërsa Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Kush mashtron, nuk është prej nesh”. (Transmeton Muslimi)

Kështuqë gjërat serioze që ndikojnë në mashkullin dhe që mund të shkaktojnë pakënaqësi dhe prishje të lumturisë bashkëshortore, patjetër duhet të zbulohen, në raste që kërkuesi i femrës është serioz dhe ka mundësi të arrijë në martesë. Ndërsa nëse martesa ndërmjet tyre mund të pengohet nga ndonjë shkak tjetër, atëherë nuk është e nevojshme të zbulohet mangësia e femrës në atë rast.

Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Nëse dikush e fejon një vajzë e cila ka ndonjë të metë të mbuluar, që dikush prej njerëzve e di të metën e saj: Atëherë nëse i fejuari pyet për atë, patjetër duhet t’i tregohet atij dhe kjo është e qartë. Por nëse ai nuk pyet, atëherë i tregon ai (përgjegjësi i vajzës) atij dhe kjo është në formë të këshillës, e sidomos nëse është sëmundje e pashërueshme, ndërsa nëse është sëmundje që mund të shërohet, atëherë është më e lehtë. (Lika’atul Babil Meftuh 5/22)

Andaj, nëse i interesuari për martesë i plotëson të gjitha kushtet dhe vërehen mundësitë për të arritur në martesë, atëherë atij duhet t’i tregohet sëmunja e juaj, në mënyrë që mos t’i bëhet padrejtësi dhe mos të prishet lumturia e juaj pas martese.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.