Pyetje: Selamu alejkum hoxhe i nderuar. Pyetja ime eshte kjo: A lejohet per femren qe ti heqe qimet nga fytyra e saj ne perjashtim te vetullave dhe nese mund te i cekni disa argumente ne lidhje me kete qeshtje qofte nese eshte e lejuar apo nese eshte e ndaluar, ngase kam ndegjuar hoxhallare te cilet e lejojne kete gje dhe hoxhallare te cilet e ndalojne dhe argumente nuk kemi aq qe te jete kjo qeshtje e kjarte, atehere cilen pale ta pasojme ne?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket heqjes së qimeve të fytyrës për femrat, nuk ka ndonjë argument i cili e ndalon atë, përpos ndalimit të heqjes së vetullave. Lexo: A lejohet heqja e vetullave..?

Kështuqë, përderisa nuk ka argument që e ndalon një gjë të tillë, themi se ajo është e lejuar. Dhe argumenti kërkohet prej palës që e ndalon atë dhe jo prej palës që e lejon atë, ngase në esencë një gjë e tillë është e lejuar.

Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Nëse femrës i dalin qime në vende që nuk është normale t’i ketë ato, si në mustaqe, apo në faqe, atëherë nuk ka ndonjë të keqe në heqjen e tyre. (Fetava Mer’etil Muslimeh 2/536)

Gjithashtu Komisioni i përhershëm për fetva, pas pyetjes se: A lejohet që femra t’i heqë qimet e trupit të saj? Thotë: Lejohet që femra t’i heqë të gjitha qimet përpos të vetullave dhe kokës (rruajtjes së kokës), ngase këto dyja janë të ndaluara. (Komisioni i përhershëm 5/194)

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.