Pyetje: Es-selamu Alejkum. Hoxhe i nderuar a lejohet qe femrat ti heqin qimet qe dalin ne mes te vetullave, a llogariten edhe ato pjese e vetullave?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në mesin e dijetarëve ka mospajtime në lidhje me heqjen e qimeve ndërmjet vetullave, por mendimi më i saktë është se nuk ka ndonjë argument që ndalon heqjen e tyre, qoftë për meshkuj apo për femra.

Dhe kjo është fetvaja e Komisionit të përhershëm, i cili thotë: Lejohet heqja e tyre, ngase ato nuk janë pjesë e vetullave. (Fetava 5/197)

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.