Pyetje: Eselamu alejkum hoxhe i nderuar. Deshta te pyes per vellain tim. Deshiron qe ti bej veshet operacion plastik sepse te gjithe e perqeshin dhe e nencmojne per veshet qe ka. A eshte e lejuar ti beje apo jo? Te lutem me keshillo sa me shpejt. Allahu te shperblefte per keto te mira qe i beni.

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Zbukurimi i trupit (me operacion plastik) mund të bëhet për dy shkaqe:

1-Për të shtuar bukurinë – dhe kjo është e ndaluar në Islam, ngase kjo është ndryshim i krijimit të Allahut (azzevexhel) dhe me këtë i urdhëron Iblisi njerëzit për t’i devijuar ata. Thotë Allahu (azzevexhel): “Atë (Iblisin) e mallkoi Allahu. Ai ka thënë: Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu. Do t’i shmangë (ata nga e vërteta), do t’i bëj të shpresojnë në gjëra të kota, do t’i urdhëroj që t’i shqyejnë veshët e bagëtive, do t’i urdhëroj që t’i ndryshojnë krijesat e Allahut. E kush e bën mik djallin, e jo Allahun, ai ka humbur me një humbje të qartë“. (Nisa 118/119)

Gjithashtu Allahu (azzevexhel) i ka mallkuar ato gra, të cilat i shkurtojnë dhe i ndajnë dhëmbët e tyre (për të shtuar bukurinë e tyre) dhe ato gra të cilat i lidhin flokët e tyre me flokë të tjera, të cilat e ndryshojnë krijimin e Allahut. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Kështuqë çdo operacion i cili bëhet për të shtuar bukurinë, është operacion i ndaluar. (Sikur që është operacioni i buzëve, ndarja e dhëmbëve të parë, zmadhimi apo zvogëlimi i gjoksit, etj.)

2-Për të larguar të metën dhe mangësinë trupore – dhe kjo është e lejuar në Islam. Sikur që transmetohet se: “Një personit në luftë ia kishin këputur hundën dhe pastaj ai e vuri një hundë prej argjendit. Por, më vonë asaj filloi ti vie era e keqe. Atëherë Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) e urdhëroi atë që ta vëndojë një hundë prej ari“. (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu, ndërsa Shejh Albani thotë se hadithi është i mirë)

Kështuqë çdo operacion i cili bëhet për të larguar ndonjë të metë trupore dhe nuk bëhet vetëm për të shtuar bukurinë, është operacion i lejuar.

Andaj, nëse veshët janë aq të mëdhenj saqë ju bijnë në sy të gjithë njerëzve dhe kanë shumë dallim prej veshëve të njerëzve të tjerë, dhe me këtë njeriu nënçmohet para tjerëve, operacioni për zvogëlimin e tyre është i lejuar.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.