Pyetje: Eselamualejkum. Une fali namaz dhe ne telefon mobil kam Kuran dhe ilahi. A eshte e lejuar qe te hysj ne wc ose banjo pa dashje?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lejohet hyrja në wc dhe banjo me mobil në të cilin ka të inçizuar Kur’an apo ilahi, vetëmse nuk lejohet të lëshohet dhe dëgjohet zëri i Kur’anit në vende të tilla, si dhe nuk lejohet të përdoret Ai si zile e mobilit.

Thotë Shejh Muhamed Salih El-Munexhid: Nuk ndalohet hyrja me telefona të tillë ne banjo, ngase ai nuk e merr vlerën e Kur’anit, edhe pas inçizimit të Kur’anit në të. Por ai është zë i brendshëm dhe i fshehur, e nuk është i shkruar dhe i dukshëm.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.