A lejohet të vëndohen dy vathë në një vesh?
Pyetje: Selam Alejkum! A esht haram me i pas femra dy vath me nje vesh?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Sa i përket shpuarjes së veshëve, dhe vëndimit të vathëve për femrat, dijetarët janë ndarë në dy mendime:

1-Dijetarët e medhhebit Hanefij dhe Hanbelij, e kanë lejuar një gjë të tillë;
2-Ndërsa dijetarët Shafi’ij dhe Ibn Xheuzij, e kanë ndaluar atë.

Mendimi më i saktë është se lejohet që femra të zbukurohet me vathë, duke u bazuar në hadithin në të cilin Muhamedi (salallahu alejhiveselem) i nxiti gratë që të japin lëmoshë dhe pastaj ato nxorrën vathët dhe bylyzykët e tyre, dhe i dhanë për hirë të Allahut. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Si dhe hadithi i Ebu Zer’it, në të cilin tregohet se si njëmbëdhjetë gra ishin mbledhur dhe kishin dhënë besë për të treguar drejtë secila për burrin e saj… e e njëmbëdhjeta tha: Burri im është Ebu Zer’i, ai i cili m’i ka zbukuruar veshët me vathë të arit… Thotë Aisheja (radijallahuanha): Tha Muhamedi (salallahu alejhiveselem): Unë jam për ty, sikur Ebu Zer’i për Ummu Zer’in. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). Kështuqë nënkuptohet se Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) e pranoi atë vepër dhe nuk e kundërshtoi vëndimin e vathëve për femrat.

Ndërsa vëndimin e më shumë se një vathi në një vesh, disa nga dijetarët e kanë ndaluar për shkak të harxhimeve të panevojshme, e disa e kanë ndaluar për shkak të përngjasimit me jomuslimanet.

Edhepse mendoj që nuk ka ndonjë ndalesë që të vëndohen dy vathë në një vesh dhe sikur që është i lejuar një, njëashtu është njëjtë nëse vëndohen dy, vetëmse me kusht që mos të del femra e zbuluar dhe bukurinë e saj mos ta sheh askush pos atyre që e kanë të lejuar.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.