Pyetje:Selamaleykum Hoxhe i nderuar. Si kaloni a jeni mire? E kam nje pytje. Vllau im eshte te punuar ne nje spital per te moshuarit (dom) te cilet jane vetem pacienta te moshuar ketu ne zvicer dhe ai duhet ti pastroje ata. Prej pacientave jane edhe gra. A eshte kjo e ndaluar? Allahu ju shperblefte per pergjigjen e shpejte! Selamaleykum. Allahu ju rujt!

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

T’u shërbejë muslimani pleqëve dhe të dobtëve është mirësi me të cilën fiton edhe shpërblim. Andaj, puna në dom të pleqëve është e lejuar, nëse njeriu kujdeset vetëm për pleqët dhe u ndihmon atyre.

Ndërsa përkujdesja për plakat dhe ndihma ndaj tyre nuk ka ndonjë ndalesë, me kusht që mos të preken ato, qoftë edhe duke i përshëndetur për dore. E që pastrimi i tyre është edhe më problem dhe më i ndaluar. Kështuqë nëse mund t’i ikë pastrimit dhe prekjes së grave, puna e tij është e lejuar. Ndërsa nëse është patjetër që mos të bëjë dallim ndërmjet dy gjinive dhe t’i pastrojë edhe gratë, atëherë puna e tillë është e ndaluar.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.