Pyetje: Selam Alejkum,Hoxh I Nderuar, Pytja Ime eshte Keshtu: A Lejohet me nje obijekt, ku ka Foto Lakuriq, me fal namazin ne at vend?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Muslimanit nuk i takon të qëndrojë aty ku gjenden fotografi të tilla, e jo më të falë namaz në ato vende. Shikimi në gjëra të tilla, është shkak prej të cilit arrihet hidhërimi i Allahut. Andaj, muslimani duhet të qëndrojë larg atyre vendeve. Ndërsa nëse është i imponuar që të qëndrojë aty dhe nuk ka mundësi që të largohet për ta falur namazin, atëherë namazi i tij është në rregull dhe Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësisë së tij.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.