Kjo është një çështje me rëndësi të madhe. Ne themi se shpirtrat janë dy llojësh: shpirtra të dënuar dhe sbpirtra të begatuar. Shpirtrat e dënuar janë në preokupim të mjaftueshëm të dënimit dhe nuk mund të vizitohen dhe të takohen. Ndërsa shpirtrat e begatuar janë të liruar e të lirë, takohen, vizitohen dhe bisedojnë për atë që ka ndodhur

në dynja dhe që do të ndodhë me banorët e dynjas dhe çdo shpirt është me shokun e tij që është i barabartë në punën e tij, ndërsa shpirti i të Dërguarit tonë, Muhamedit alejhi selam, është në shoqërinë më të lartë, e Allahu i Madhëruar thotë:
“E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mire janë ata!’. Kur’ani, Nisa: 69.

Ky shoqërim është i vërtetuar në dynja, në Berzah (jetën e varrezave) dhe në botën e shpërblimit (në ahiret), si dhe njeriu do të jetë me atë që e do në të tri këto shtëpi.

Transmetoi Xheriri nga Mensuri nga Ebid-Duha nga Mesruki, i cili tha: Thanë sahabët e Muhamedit alejhi selam: Ne jemi me ty në këtë dynja, por kur ti të vdesësh do të ngrihesh më lart se ne dhe ne atëherë nuk do të shohim më, atëherë Allahu i Madhëruar e zbriti këtë ajet: “E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do tëjenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata”.Sha’biu tha: Erdhi një njeri nga ensarët duke qarë tek i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe e pyeti: “Çfarë të bën të qash, o filan?’ Ai tha: O i Dërguar i Allahut, pasha Atë, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, ti je më i dashur tek unë se familja dhe pasuria ime, pasha Atë, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, ti je më i dashur tek unë se vetja ime; unë dhe familja ime të përmendim dhe nuk qetësohem derisa të shoh; e kujtova vdekjen tënde dhe vdekjen time, e kuptova se të shoqëroj në këtë dynja, por ti në botën e ardhme do të ngrihesh në pozitën e pejgambereve, kurse unë nëse hyj në xhenet do të jem në një pozitë më të ulët se pozita jote.

I Derguari i Allahut alejhi selam nuk i ktheu kurrfarë përgjigjeje, atëherë Allahu i Madhëruar e zbriti këtë ajet: “E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mire janë ata!”, deri te fjala e Tij: “Ky shpërblim i madh është prej Allahut. Mjafton që Allahu di mësë miri.Kuran Nisa 70

Allahu i Madhëruar po ashtu tha:
“O ti shpirt i bindurplotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në xhenetin tim.Kur’ani, Fexhr: 27-30, d.m.th. hyn në grupin e tyre dhe qëndro me ta; kjo i thuhet shpirtit në momentin e vdekjes’.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “SHPIRTI”
AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE.

Esselam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu, klikoni ne reklam qe shfaqet larte ketij teksi, per te na ndihmuar sado pak In’shaa’Allah! faleminderit, Zoti ju shperblefte! 

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.