Ministria Saudite e shëndetësisë njoftoi të martën se vaksinimi kundër virusit korona do të jetë kushti kryesor për haxhillëkun e këtij viti.

Ministri i Shëndetësisë, Tawfig al-Rabiah, pas takimit me zyrtarët e Ministrisë ka thënë se kushdo që dëshiron të kryejë haxhillëkun, është i detyruar të vaksinohet kundër COVID-19 si një kusht parësor për pjesëmarrje në pelegrinazhin që realizohet në Mekë.

Ministri Al Rabiah gjithashtu urdhëroi departamentet përkatëse të përgatisin me kohë pikat e kontrollit të jashtëm dhe personelin mjekësor të cilët do të angazhohen gjatë pelegrinazhit në Mekë dhe Medinë.

Ai gjithashtu kërkoi formimin e një komisioni COVID-19 që do të analizojë situatën dhe do të japë rekomandime dhe urdhra në lidhje me haxhin.