“ Aromë e këndëshme dilte nga varri „

Një grup dijetarësh po udhëtonin përmes disa fshatrave të Pakistanit. Kur arritën tek një fshat i caktuar, një grup njerëzish erdhën tek ta dhe kërkuan që të gjithë së bashku të shkonin tek një varrezë që gjendej atypari.

Kur arritën tek varreza, të gjithë nuhatën një aromë shumë të këndshme që dilte nga një varr që ishte i freskët. Fshatarët i pyetën dijetarët se nëse e dinin shkakun e kësaj arome të këndshme që dilte nga varri. Dijetarët vendosën të shkonin dhe t’i pyesnin familjarët e personit të varrosur aty se çfarë bënte ky derisa ishte gjallë.

Pasi i takuan, ata zbuluan se personi i vdekur derisa ishte gjallë, edhe pse nuk dinte ta lexonte Kur’anin, pas çdo namazi të sabahut ulej dhe e merrte Kur’anin dhe e vendoste gishtin e tij nëpër ajete dhe thoshte: Zoti im e ka thënë të vërtetën këtu. Zoti im e ka thënë të vërtetën edhe këtu. E kështu me radhë e vendoste gishtin nëpër ajetet e Kur’anit duke dëshmuar se Zoti  e ka thënë të vërtetën. Pas kësaj dijetarët erdhën në konkludim se aroma që dilte nga varri i tij, ishte nga shkaku i këtij veprimi të tij.

Allahu azze ue Xhel na dhëntë mundësinë që ta lexojmë dhe duam Kur’anin Fisnik, Amin

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.