Synetimi i fëmiut
Cilat janë obligimet e prindit ndaj fëmiut të posalindur?

(Vazhdim..) 6-Synetimi: Synetimi është suneti i Ibrahimit (alejhiselam) dhe i pejgamberëve pas tij. Thotë Pejgamberi (salAllahualejhiveselem): “Është bërë synet Ibrahimi (alejhiselam) pas moshës tetëdhjetë vjeçare”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Dhe sipas mendimit më të saktë, synetimi është vaxhib – i obliguar për meshkujt.

Ndërsa për kohën e synetimit, nuk ka ndonjë argument i cili e cakton atë. Edhepse më mirë është të bëhet synetimi i fëmiut, kur është ai më i vogël. E nëse vonohet synetimi nuk ka mëkat, përveç nëse arrin në moshën madhore (në bylyk), atëherë për këtë vonim ka mëkat para Allahut (azzevexhel).

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.