Ibn Kethiri – Allahu e mëshiroftë- në librin e tij të historisë “El Bidajetu ue Nihajetu” ka thënë:“Nuk është transmetuar ndonjë argument i saktë që Qabeja ka qenë e ndërtuar para Ibrahimit -alejhi selam-. Ata që argumentohen me ajetin “vendi i shtëpisë (Qabesë)” se ka qenë e ndërtuar para Ibrahimit, në këtë ajet nuk ka argumet të qartë, sepse qëllimi është vendi i përcaktuar në diturinë e Allahut, i miratuar në caktimin e Tij dhe i madhëruar nga të dërguarit e Tij, prej Ademit e deri në kohën e Ibrahimit. Ne kemi përmendur më parë se Ademi i vendosi (Qabesë) një kupolë dhe se melaiket i thanë atij: Ne kemi bërë tavaf para teje rreth kësaj Shtëpie.

Dhe se anija (e Nuhut) është sjellë rreth saj (Qabesë) dyzet ditë, e gjëra të ngjashme me këto, porse të gjitha këto tregime janë nga pasuesit e Librit (çifutët e të krishterët) dhe ne kemi thënë për lajmet e tyre, se këto lajme as nuk i besojmë e as nuk i mohojmë, ndaj nuk mund të merren si argumente këto tregime, e nëse këto lajme bien ndesh me të vërtetën atëhere janë të refuzuara.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.