Një burrë në Arabinë Saudite është dënuar me 10 vjet burg, për shkak të shprehjes së pikëpamjeve të tij ateiste në Twitter.
Policia fetare, e cila i monitoron rrjetet sociale, gjeti më shumë se 600 cicërime (tweets) në llogarinë e 28-vjeçarit në Twitter, i cili mohoi ekzistencën e Zotit dhe u tall me disa vargje të Kuranit.
Disa prej postimeve të tij akuzonin të gjithë profetët për gënjeshtra, duke thënë se mësimet e tyre i kanë ushqyer njerëzit me armiqësi dhe luftëra përgjatë shekujve.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.