Një vdekje e rëndë ka tronditur fshatin Tërrnoc të Bujanocit, dhe familjen Adili pasi ka ndërruar jetë djali i tyre Adonisi, që sapo kishte filluar klasën e pestë të shkollës fillore. Ja si e ka përkujtuar Adonisin mësuesi i tij, Rijad Demiri: “Me dhembje të thellë i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Adili nga Tërnoci e në veçanti prindërve për humbjen e birit te tyre Adonisit. Adonisi gjatë katër viteve sa isha mësimdhënës i tij ishte një nxënës me sjellje të shkëlqyeshme. Ndaj vdekja e tij ka pikëlluar edhe mësimëdhënësit dhe shokë e tij. Ai sapo filloi klasën e pestë por Allahu është ai që jep dhe merr jetën. O Allahu ynë, mos na sprovo me atë që vështirë e kemi ta përballojmë”, ka shkruar Demiri, duke përkujtuar nxënësin e tij.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.