Ajo ishte një grua e shtyre ne moshë, e kerrusur dhe plot rrudha në fytyre. Orvatej pa derman te ngrëje mbi supet e saj te lodhur, nje deng me dru te thatë. Ai iu drejtua dhe i tha: Do ti mbaj unë drutë derisa të mbërrijnë në shtepinë tënde, vetëm më trego rrugen, dhe ashtu beri. Dielli ishte pervelues , rruga e gjatë, rëra e shkretëtires sikur kishte marre flakë e dengu i druve rendohej gjithmonë e më shumë. Me të mbërritur në shtepi, plaka e moshuar i tha: Me vjen shumë keq qe nuk kam asgjë të të shpërblej për mundin, por do të jap një këshillë të vyër. Nëse kthehesh në Meke, ruaju se mos takohesh e degjon nga një magjistar i cili quhet Muhamed(salAllahu alejhi ue selem), por edhe nëse e takon dhe e degjon teksa flet, asnjëherë mos i beso fjaleve të tij, e aç më pak ta ndjekësh, Ai(salAllaju alejhi ue selem) e pyeti: E përse ?! E moshuara tha: Sepse ai është i paedukatë, Ai(salAllahu alejhi ue selema,) tha: Edhe sikur të jem unë Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem) ?!E moshuara: Nëse ti je Muhamedi (salAllahu alejhi ue selem), atëherë deshmoj se nuk ka zot tjetër përveç një Zoti dhe se ti je i Derguari i Tij.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.