Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.
Vëlla i dashur, së pari mjekrra është pjesë e trupit të cilën Allahu (azzevexhel) e ka caktuar se sa të jetë në çdo person, dhe nëse më pyet për këtë, atëherë dije se Allahu (azzevexhel) thotë: “Ai nuk pyetet për atë që vepron, ndërsa ata (njerëzit) do të pyeten”.

Ndërsa nëse e ke fjalën, se pse unë nuk e kam shkurtuar atë deri në atë shkallë saqë të mos vërehet ekzistimi i saj, atëherë dije se Muhamedi (salallahualejhiveselem) në shumë hadithe të vërteta ka urdhëruar dhe ka thënë: “Lëshoni mjekrrat, shkurtoni mustaqet”.
Andaj, nuk mbetet për muslimanin përveçse t’i nënshtrohet fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke mos marrur parasyshë fare fjalët dhe kundërshtimet e tjerëve.
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami
08.09.2010

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.