Një fshatar duke ecur në shkretëtirë bashkë me devenë e tij takon një njeri që i ishin tharë buzët nga etja.
Njeriu kur e pa fshatarin i kërkoi ujë. Fshatari duke zbritur nga deveja, i jep ujë atij. Njeriu i cili e piu ujin papritmas kërcen në deve dhe fillon të ikë.
Fshatari i bërtet nga pas: “Mirë, mere devenë dhe shko, por kam një kërkesë nga ti. Këtë ngjarje mos i tregu askujt!”
Vjedhësi i habitur nga kjo kërkesë e tij u ndal pak dhe e pyeti arsyen…
“Nëse tregon, tha fshatari, kjo do të përhapet gjithandej dhe njerëzit kur të shohin ndonjë nevojtar në shkretëtirë nuk do ta ndihmojnë.”

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.