54.  Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon: „Ndërsa i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi selem ishte mes nesh në një grumbullim, ku po u fliste njerëzve, kur vjen një beduin (nga arabët e shkretëtirës) dhe thotë: „Kur do të jetë Ora (Çasti i Fundit i kësaj bote dhe Ringjallja)?“ I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem vazhdoi fjalën e tij, kur disa nga njerëzit thanë se ai e dëgjoi çfarë tha, por nuk i kishte pëlqyer ajo për çfarë pyeti beduini, ndërsa disa të tjerë thanë se ai nuk e ka dëgjuar pyetjen fare. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e vazhdoi ligjëratën e tij, derisa e përfundoi, pastaj tha: „Ku është, ta shikoj atë që pyeti për Orën?“ Beduini u përgjigj: „Ja ku jam, o i Dërguari i Allahut.“ Pastaj Pejgamberi a.s. tha: „Kur të humbasë amaneti, atëherë pra prit për Orën (Kijametin).“ Beduini pyeti sërish: „Si do të humbasë ai?“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: „Kur fuqia e drejtimi t’u jepet në dorë njerëzve që s’janë të aftë e të përshtatshëm për atë punë, atëherë pra prit për Orën.“ (59)

 

55.  Abdullah Ibn Amr radijAllahu anhu tregon: „Gjatë një udhëtimi që ndërmorëm ne, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem  mbeti mbrapa dhe më pas na arriti, kur faljes së namazit i kishte kaluar koha dhe ne ishim duke marrë avdes vetëm duke fërkuar kërnbët (me duar të lagura). Atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thirri dy a tri herë rne sa zë kishte: ‚Mjerë thembrat nga zjarri!“ (60)

56.  Ibn Umeri radijAllahu anhu tregon: „(Një herë) Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: „Vërtet, është një pemë së cilës nuk i bien gjethet dhe, vërtet, ajo është tamam si muslimani. Më thoni pra, cila është ajo?“ Atëherë të gjithë njerëzit e pranishëm filluan të mendojnë për pemët në shkretëtira. Mua më erdhi në mendje palma e hurmës, por pata turp (të përgjigjesha). Pastaj pyetën: „Na thuaj se cila është ajo, o i Dërguari i Allahut?“ Ai u përgjigj: „Ajo është palma e hurmës.“ (61)

57.  Enes Ibn Malik radijAllahu anhu tregon: „Ndërsa ishim ulur me Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem në xhami, hyn një burrë i hipur në deve. Pasi e uli atë në xhami, i lidhi këmbët (që të mos ngrihet) dhe tha: „Cili prej jush është Muhamedi?“ Ndërkohë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ishte ulur mes nesh i mbështetur në krah, ndërsa ne iu përgjigjëm: „Ky burri i bardhë i mbështetur në krah.“ Pastaj burri iu drejtua atij: „O biri i Abdul Mutalibit!“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha: „ja ku jam, t’u përgjigjem pyetjeve të tua.“ Ai tha: „Dua të të pyes diçka, por do të jem i vështirë për ty në pyetje, kështu që mos të zemërohesh me mua.“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: „Pyet ç’të të vijë (në mendje) e ç’të duash.“ Kështu ai tha: „Të pyes ty për Zotim tënd dhe për Zotin e atyre para teje! Vallë, Allahu të ka dërguar për të gjithë njerëzimin?“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem iu përgjigj: „Për Allah, po!“ Pyeti përsëri: „Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të falësh pesë namaze në një ditë dhe natë (në njëzet e katër orë)?“ Ai a.s. iu përgjigj: „Për Allah, po!“ I panjohuri pyeti përsëri: „Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të agjërosh këtë muaj të vitit (Ramazanin)?“ (Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem) iu përgjigj: „Për Allah, po!“ Pyeti përsëri: „Të pyes për Allahun! Vallë, Allahu të ka urdhëruar të marrësh këtë detyrim zekati prej të pasurve tanë për ta ndarë atë mes të varfërve tanë?“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem iu përgjigj: „Për Allah, po!”
Pas këtyre përgjigjeve burri tha: „Besoj në gjithçka që ti ke thënë. Unë jam dërguar nga njerëzit e mi që i kam lënë atje, jam Dimam Ibn Thaëlebeh nga vëllezërit e fisit Beni Saad Ibn Bekr.“ (63)

 

 58.  Ibn Abbasi radijAllahu anhu tregon se një herë i Dërguari i Allahut a.s. dërgoi një burrë me një letër dhe e urdhëroi që t’ia dorëzojë atë sunduesit të Bahrejnit, ndërsa sunduesi i Bahrejnit ai dërgoi atë Kisras (perandorit të persëve) i cili, sapo e lexoi letrën, e grisi dhe e bëri copa- copa. (Ibn Musejib- një nga përcjellësit e hadithit) tha: „I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem iu lut Allahut kundër tyre me këtë dua: „Allahu i copëtoftë dhe i shpërndaftë ata të gjithë ç’janë!“ (64)

 

59.  Enes Ibn Malik radijAllahu anhu tregon: „Njëherë, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem shkroi (ose: deshi të shkruante) një letër dhe i thanë: „Ata (të cilëve dëshiron t’u shkruash) lexojnë vetëm letrat e vulosura.“ Kësisoj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem mori një unazë argjendi të gdhendur në të: „Muhamed Resulullah (Muhamedi 1 Dërguari i Allahut).“ Sikur po e vështroj edhe tani shkëlqimin e saj të bardhë në dorën e tij (salAllahu alejhi ue selem).“ (65)

 

60.  Ebu Vakid Lejthiu radijAllahu anhu tregon: „Kur 1 Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ishte ulur në xhami me disa njerëz, erdhën tre veta, dy prej të cilëve iu afruan të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, kurse i treti u largua. Ata të dy qëndruan përpara të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem (për pak kohë derisa) njëri gjeti një vend në rrethin e njerëzve dhe u ul, ndërsa tjetri u ul pas tvre, kurse i treti ktheu shpinën e iku. Kur mbaroi fjalën e tij, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha: „A t’ju tregoj për këta tre vetë? Njëri prej tyre iu dorëzua Allahut, kështu që Allahu e mori atë në Mirësinë dhe Mëshirën e Tij dhe e rehatoi atë; i dyti ndjeu turp prej Allahut, kështu që Allahu e strehoi atë në Mëshirën e Tij (dhe nuk e ndëshkoi atë); ndërsa i treti i ktheu shpinën Allahut dhe u largua, kësisoj edhe Allahu, në të njëjtën mënyrë, u largua prej tij.“ (66)

 

61.  Ebu Bekra radijAllahu anhu tregon: „Njëherë, ndërsa ngiste devenë e tij, të cilën dikush e mbante për freri, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem pyeti: „Çfarë dite është kjo sot?“ Ne heshtëm, duke menduar se ai do ta quante atë me emër tjetër. Atëherë ai tha: „A nuk është dita e Nalirit (e therjes së kurbaneve)?“ Ne thamë: „Po vërtet.“ Ai pyeti: „Po cili muaj është ky?“ Përsëri heshtëm, duke menduar se ai do ta quante atë me emër tjetër. Ai tha: „A nuk është muaji i Dluil- Hixhes (muaji i dymbëdhjetë hënor)?“ Ne thamë: „Po, vërtet.“ Ai tha: „Me të vërtetë, gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta ndërmjet jush (muslimanëve), ashtu si shenjtëria e kësaj ditës suaj, në këtë muaj tuajin, në këtë qytet tuajin. Ata që janë të pranishëm këtu le të njoftojnë ata që nuk janë, sepse ata që nuk gjenden mes nesh, mundet që ta kuptojnë (fjalën time) më mirë sesa dëgjuesit e pranishëm këtu.“ (67)

62.  Ibn Mesudi radijAllahu anhu tregon: „Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem gjithiijë kujdesej për ne gjatë këshillave dhe mësimeve të tij, duke zgjedhur kohë të përshtatshme, me qëllim që të mos na mërziste.“ (68)

63.  Enes Ibn Malik radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selme ka thënë: „I lehtësoni gjërat për njerëzit dhe mos ua vështirësoni, gëzojini ata (me fenë) dhe mos i bëni që të largohen (nga Islami).“ (69)
 64.  Gjatë një hytbeje, Muavijah radijAllahu anhu ka treguar se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem të ketë thënë: „Në qoftë se
Allahu ia do të mirën një njeriu, Ai e bën atë që të kuptojë e të ngërthejë fenë (Kuranin dhe Sunetin e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem). Unë jam vetërn përçues, ndërsa Allahu dhuron. Dhe (mbani mend se) ky Ummet do të vazhdojë të qëndrojë i vendosur në Urdhërimet e Allahut (duke zbatuar me përpikmëri Kuranin e Sunetin) dhe nuk do të dëmtohet aspak nga ata që do t’i dalin kundër (duke ndryshuar rrugë), derisa të të përmbushet Urdhri i Allahut (Dita e Kiametit).“ (71)
  65.  Ibn Umeri radijAllahu anhu tregon: „Ishim tek i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, kur atij i sollën një degë hurme me kokrra. Atëherë ai tha: „Vërtetë, është një pernë së cilës nuk i bien gjethet dhe, me të vërtetë, ajo është si muslimani. Më thoni pra, cila është ajo?“ Unë, duke qenë më i vogli i të gjithëve, nuk fola. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem u përgjigj: „Ajo është palma e hurmës.“ (72)
66.  Abdullah Ibn Mesudi radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: „Mos kini zili (dëshirë për të qenë si dikush tjetër), përveçse ndaj dy personave: një njeriu, të cilit Allahu i ka dhuruar pasuri dhe ai e shpenzon atë në të drejtën e të vërtetën; dhe një njeriu, të cilit Allahu i ka dhuruar hikiuct (urtësi e mençuri në fe), të cilën ai e zbaton gjithnjë dhe ua mëson atë edhe të tjerëve.“ (73)
67.  Ibn Abbasi radijAllahu anhu tregon: „Njëherë, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem më mbërtheu në krahë dhe tha: „O Allah! Mësoja atij Librin (Kuranin)!“ (75)
68.  Po Ibn Abbasi radijAllahu anhu tregon: „Njëherë, unë po lëvizja hipur mbi një gomar, kur isha në moshën e pubertitetit. I Dërguari 1 Allahut salAllahu alejhi ue selem po falej në Mina dhe para tij nuk kishte mur, ndërsa unë kalova përpara disa rreshtave që po faleshin. Pastaj e lëshova gomarin të kulloste, kurse vetë u futa në rresht (për t’u falur) dhe askush nuk më tërhoqi vërejtjen për këtë.“ (76)
 69.  Mahmud Ibn Rebi’ë radijAllahu anhu  tregon: „Mbaj mend se kur isha fëmijë pesë vjeç, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem mbushi gojën me ujë nga një calik dhe ma hodhi mua në fytyrë.“ (77)
70.  Ebu Musa radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: „Shembulli i udhëzimit dhe i dijes (Kuranit dhe Sunetit) ne të cilin Allahu më ka dërguar mua, është si shiu i bollshëm që bie në tokë. Një pjesë e saj është tokë pjellore, prandaj e thith shiun dhe rrit bimë e bar me begati. Një pjesë tjetër është e fortë, prandaj e mban ujin sipër dhe Allahu u sjell dobi njerëzve nëpërmjet saj, sepse ata e përdorin ujin për të pirë, për t’ua dhënë bagëtive dhe për të ujitur tokën që të rritet bereqeti. Ndërsa një pjesë e tokës është djerrë, as nuk e mban ujin dhe as nuk jep bereqet. E para është shembulli i atij njeriu, i cili e kupton fenë e Allahut dhe përfiton (nga dija) të cilën Allahu e ka shpallur nëpërmjet meje, e mëson atë dhe pastaj ua mëson të tjerëve. Shembulli i fundit është si ai i një njeriu, i cili nuk vret mendjen për të dhe nuk e pranon Udhëzimin e Allahut që është shpallur nëpërmjet meje (një i tillë është si toka djerrë).“ (79)
71.  Enesi radijAllahu anhu tregon se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: „Nga treguesit e Orës (Shenjat e afrimit të Ditës së Kiametit) padyshim janë: largimi dhe shuarja e diturisë fetare (nga vdekja e dijetarëve së fesë); përhapja dhe mbisundimi i padijes fetare; përhapja e pijeve alkoolike (pirja e tyre si gjë tepër e zakonshme) dhe përhapja në masë e zinasë (imoralitetit).“ (80)
 72.  Po Enesi radijAllahu anhu tregon: „Dua t’ju tregoj një hadith, të cilin askush nuk do t’ua tregojë pas meje. E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem të thotë: „Nga shenjat e Orës (të Kiametit) janë (edhe këto): dija (fetare) do të pakësohet (nga vdekja e dijetarëve fetarë); do të përhapet padituria (fetare); do të përhapet në masë zinaja (imoraliteti); do të shtohet shumë numri i grave dhe burrat do të pakësohen aq shumë, saqë një burri do t’i duhet të kujdeset për pesëdhjetë gra.“ (81)
  73.  Ibn Umer radijAllahu  anhu se tregon e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem të thotë: „Ndërsa po flija, pashë (në ëndërr) të më sillet një kupë plot me qumësht. Piva aç (shumë), sa e ndjeva qumështin të më kullojë nga thonjtë. Pastaj pjesën e mbetur ia dhashë Umer Ibn Hattabit.“ (Shokët e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem) i pyetën: „E si e shpjegove këtë, o i Dërguari i Allahut?“ Ai tha: „Është dituria e fesë.“ (82)
 74.  Abdullah Ibn Amr Ibn Aasi radijAllahu anhu tregon: „Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem gjatë Haxhit të Lamtumirës qëndroi në Mina për njerëzit që po e pyesnin. Aty erdhi një burrë që i tha: „Harrova dhe e rruajta kokën para se të pres kurbanin.“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha: „S’ka gjë, bëje tani kurbanin.“ Një tjetër i tha: „Harrova dhe e bëra kurban devenë para se të hidhja guralecët.“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha: „S’ka gjë, hidhi tani guralecët.“ Kështu, atë ditë Pejgamberi a.s. për çdo pyetje që iu bë për një veprim të kryer më përpara dhe nuk u krye rnë pas, sipas radhës që duhet, tha vetëm kaq: „S’ka gjë, bëje tani.“ (83)
   75.  Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon: „Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: „Dituria e fesë do të pakësohet (nga vdekja e dijetarëve të fesë), ndërsa do të përhapen padija (në çështje të fesë), fitnct dhe lh’rxhi.“ E pyetën: „O i Dërguari i Allahut! E ç’është hcrxhi?“ Ai u përgjigj duke bërë me dorë, sikur donte të thoshte ‚vrasjet‘.“ (85)
76.  Esma bint Ebi Bckr radijAllahu anhu  tregon: „Njëherë shkova tek Aishja radijAllahu anha dhe e gjeta duke u falur. I thashë: „Ç’u ka ndodhur njerëzve?“ Ajo bëri me shenjë nga qielli. (Vështrova nga xhamia), kur ja! Njerëzit po faleshin! Aishja tha: „SubhanAllah (Lavdi i qoftë Allahut)!“ Unë i thashë: „A mos ka ndonjë shenjë?“ Ajo bëri me kokë si për të më thënë „po“. Atëherë u ngrita edhe unë (për falje të namazit të eklipsit) derisa (pothuaj) i humba ndjenjat, kështu që hodha ujë në kokë. Pas faljes, Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem falënderoi dhe lavdëroi Allahun pastaj tha: „Tamam tani, mu në këtë vend kam parë gjithçka që nuk më ishte treguar më parë, madje edhe Xhenetin, edhe Zjarrin. Padyshim që rnua më është shpallur se ju do të sprovoheni në varret tuaj tamam ashtu ose pothuaj si edhe sprovat e Mesihu Ed-Dexh-xhal-it (treguesi i dytë i hadithit thotë se nuk është i sigurt se cilën shprehje përdori Esmaja). Ju do të pyeteni: ‚Çfarë di për këtë burrë (Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem)?‘ Pastaj besimtari i vërtetë (apo Esmaja përdori fjalë të ngjashme) do të përgjigjet, duke thënë tri herë: ‚Ai është Muhamedi salAllahu alejhi ue selem, i Dërguari i Allahut, i cili erdhi tek ne me dëshmi të qarta dhe me udhëzim, kështu që ne iu përgjigjëm atij dhe i shkuarn pas; ai është Muhamedi‘. Pastaj melekët do t’i thonë atij: ‚Fli i qetë, vërtet që ne e kuptuam se ke qenë besimtar i vërtetë i atij‘. Ndërsa hipokriti (apo: njeriu dyshues) do të thotë: ‚Nuk e di, karn dëgjuar njerëzit të flasin diçka dhe ashtu thashë edhe unë si ata‘.“ (86)
77.  Abdullah Ibn Ebu Muleika radijAllahu anhu tregon: „Ukba Ibn Harithi Allahu qoftë i kenaqur me të thotë se ai ishte martuar me të bijën e Ebu Ihab Ibn Azizit. Më vonë i vjen një grua dhe i thotë: ‚Unë i kam dhënë gji Ukbas dhe gruas me të cilën ai është martuar.‘ Kështu, Ukba i thotë asaj: ‚As unë nuk e kam ditur se ti më ke dhënë gji mua dhe as ti nuk më ke treguar.‘ Pas kësaj ai mori kafshën e tij dhe u nis për të takuar të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem në Medine. Ai e pyeti, ndërsa i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem i tha: ‚Si (mund ta mbash atë për grua) kur tashmë është thënë (qartë se ajo është motra jote e qumështit)?‘ Atëherë Ukba e ndau atë dhe ajo u martua me një burrë tjetër.“ (88)
78.  Umeri radijAllahu anhu tregon: „Unë dhe fqinji im prej Ensarëve nga fisi Beni Umejeh Ibn Zejd, që banonte në Avnli (rrethina) të Medines, shkonim për të vizituar me radhë të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem: një ditë shkonte ai, një ditë shkoja unë. Kështu, kur shkoja unë, sillja njoftimet e asaj dite për Shpalljen Hyjnore dhe për gjëra të tjera dhe, kur shkonte ai, bënte të njëjtën gjë. Një ditë, miku im ensar, që kishte radhën e tij, e kreu vizitën dhe (pasi u kthye) i ra fort derës sime, duke pyetur nëse isha aty. Unë u tmerrova dhe dola jashtë tek ai. Ai tha: ‚Sot ka ndodhur një ngjarje e madhe.‘ Pastaj unë shkova tek Hafsaja (e bija e Umerit dhe bashkëshorte e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem), të cilën e gjeta duke qarë. E pyeta: „A mos ju ka ndarë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem?“ Ajo u përgjigj: ‚Nuk e di.‘ Pastaj shkova tek Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe, duke qëndruar në këmbë, i thashë: ‚A i ke ndarë gratë e tua?‘ Ai tha: ‚Jo!‘ Atëherë thashë: ‚Allahu Ekbcr – (Allahu është më i Madhi)!“ (89)
79.  Ebu Musa Ensariu radijAllahu anhu tregon: „Njëherë një burrë i tha të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem: „O i Dërguari i Allahut! A mundet që të mos u bashkohem njerëzve në namaz, sepse, kur na e fal filani, na e zgjat atë?“ Kurrë më parë nuk e kisha parë Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem aq të nxehur gjatë këshillimeve sa atë ditë. Pas kësaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: „O njerëz! Vërtet, disa prej jush i bëjnë njerëzit që të mos i pëlqejnë punët e mira (faljen e namazit ua mërzitin atyre). Prandaj kushdo që u prin njerëzve në falje, duhet që ta shkurtojë e ta lehtësojë (namazin), sepse mes tyre ka të atillë që janë të sëmurë, të dobët dhe që kanë nevojë (për t’u liruar shpejt për ndonjë punë të ngutshme).“ (90)
80.  Zejd Ibn Halid Xhuheniu radijAllahu anhu tregon: „Një burrë e pyeti Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem për sendin me vlerë të gjetur në rrugë. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem u përgjigj: „Shihe mirë dhe njihe me se është lidhur (apo: çfarë ka brenda) dhe njoftoje ndër njerëz për një vit, pastaj shfrytëzoje atë, por nëse i vjen pronari, atëherë duhet t’ia kthesh atij.“ Pastaj ai pyeti: „Po deveja e humbur?“ Nga kjo (pyetje) Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem u nxeh derisa iu skuqën faqet (apo: fytyra) dhe tha: „Ti s’ke punë me të, sepse ajo e ka me vete edhe mbajtësen e ujit për vete, edhe këmbët për të arritur tek uji dhe për të ngrënë pemët (për të kullotur), kështu që lëre atë ashtu, derisa ta gjejë pronari i saj.“ Ai e pyeti sërish: „Podeljae humbur?“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem iu përgjigj: „Ajo është ose për ty, ose për vëllanë tënd (që e gjen apo që e ka humbur), ose për ujkun.“ (91)
 81.  Ebu Musa radijAllahu anhu tregon se (njëherë) Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem e pyetën për gjëra që ai nuk i pëlqente, por, kur njerëzit po vazhdonin ta pyesnin si shumë, ai u nevrikos, pastaj tha: „Më pyesni për çfarë të doni.“ Një burrë e pyeti: „Kush është babai im?“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem iu përgjigj: „Babai yt është Hudhafa.“ Atëherë u ngrit një tjetër duke thënë: „Kush është babai im, o i Dërguari i Allahut?“ Atij iu përgjigj: „Babai yt është Salirni, skllavi i liruar i Shejbas.“ Dhe kur Umeri e pa këtë gjendje në fytyrën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem tha: „O i Dërguari i Allahut! Vërtet, ne pendohemi tek Allahu i Lartësuar dhe i Madhëruar (për teprimin në pyetje duke të shqetësuar e duke të fyer).“ (92)
82.  Enesi radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, kur thoshte një fjalë (fliste për diçka), e kishte zakon ta përsëriste atë tri herë, derisa njerëzit të mund ta kuptonin mirë prej tij. Edhe kur shkonte për të vizituar njerëzit, kërkonte leje (trokiste në derë) tri herë për të hyrë, duke e shoqëruar me përshëndetje (po tri herë). (95)
 83.  Ebu Musa radijAllahu anhu tregon: „I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: „Tre njerëz (tri lloje prej tyre) do të kenë shpërblim të dyfishtë:
1- një njeri nga Ithtarët e Librave të Parë (çifut apo i krishterë) i cili ka besuar në pejgamberin e tij (Musanë alejhi selam apo Isanë alejhi selam) dhe pastaj beson edhe Muhamedin salAllahu alejhi ue selem (si të Dërguar, duke përqafuar Islamin);
2- një rob i cili përmbush detyrimet e veta ndaj Allahut dhe detyrimet ndaj pronarit të tij;
3- një pronar që ka një robëreshë, të cilën e edukon më së miri (sipas islamit), e mëson më së miri, pastaj e liron atë (i jep lirinë) dhe, në fund, martohet me të. Edhe për këtë njeri, pra, ka dy shpërblime.“ (97)
 84.  Ibn Abbasi radijAllahu anhu tregon se (njëherë) i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem doli i shoqëruar nga Bilali radijAllahu anhu Ngaqë mendoi se gratë nuk e kishin dëgjuar fjalën e tij, ai shkoi tek ato, u mbajti ligjëratë fetare dhe i ur- dhëroi që të jepnin sadaka (lëmoshë e bamirësi). Atëherë gratë filluan të hiqnin vathët dhe unazat (për sadaka), ndërsa Bilali i mblidhte me një cep të rrobës së vet. (98)
  85.  Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon: „I thashë të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem: „O i Dërguari i Allahut! Cili do të jetë njeriu më rne fat që do të fitojë ndërmjetësimin tënd Ditën e Kijametit?“ I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha: „Vërtet, kam menduar, o Ebu Hurejra, se askush nuk do të ma bënte këtë pyetje para teje, sepse e kam parë përkushtimin tënd për hadithin. Njeriu më me fat për ndërmjetësimin tim në Ditën e Kijametit do të jetë ai që ka thënë: „Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet), përveç Allahut“, me çiltërsi, që buron nga the- llësia e zemrës apo e shpirtit të tij.“ (99)
 86.  Abdullah Ibn Amr Ibn Asi radijAllahu anhu tregon: „E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: „Allahu nuk e largon dijen duke e hequr atë nga (zemrat e) njerëzve, por Ai e largon atë me vdekjen e dijetarëve të fesë, derisa të mos mbetet asnjë dijetar. Njerëzit do të marrin për prijës të tyre njerëz të paditur të cilët, kur të pyeten prej njerëzve, do të gjykojnë me padije. Kësisoj pra,ata vetë do të ecin në rrugë të gabuar dhe do të humbin edhe njerëzit në rrugë të gabuar.“ (100)
87.  Ebu Said Hudriu radijAllahu anhu tregon: „Disa gra i thanë Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: „Burrat po na e kalojnë dhe ti po rri me ta më shurnë se me ne, prandaj cakto ti vetë edhe një ditë për ne.“ Kështu ai u caktoi atyre një ditë për t’i takuar ato, për t’u dhënë mësim duke i udhëzuar e duke i urdhëruar. Dhe nga ato që u thoshte atyre qe dhe kjo fjalë: „Çdo grua prej jush, së cilës do t’i vdesin tre fëmijë, do t’i ketë ata si mburojë nga Zjarri për veten.“ Atëherë një grua pyeti: „Po nëse i vdesin vetëm dy?“ Ai (salAllahu alejhi ue selem) u përgjigj: „Edhe sikur të jenë dy (do ta mbrojnë atë nga Zjarri).“ (101) Nga një hadith tjetër nga tregimi i Ebu Hurejrës përcaktohet se tre fëmijët e përmendur në hadith janë të moshës së vogël, pa arritur moshën që u llogariten gjynahet, moshën e pjekurisë – të pubertitetit. (102)
88.  Ibn Ebi Mulejka tregon se Aishja radijAllahu anhu (bashkëshortja e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem) sa herë që dëgjonte ndonjë gjë që nuk e kuptonte, pyeste përsëri, derisa ta mësonte mirë atë. Aishja tregon: „(Njëherë) Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: „Kushdo që do të thirret në llogari (për veprat e veta Ditën e Ringjalljes), padyshim që do të ndëshkohet.“ Unë i thashë: „A nuk thotë Allahu i Lartësuar: ‚Ai, me të vërtetë, do të ketë llogari të lehtë (Kuran, 84:8)‘?“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem u përgjigj: „Kjo do të thotë vetëm paraqitje e llogarive, por kujtdo që do t’i diskutohet llogaria, pa dyshim që do të jetë i humbur.“ (103)
  89.  Sipas transmetimit të Saidit, Ebu Shurejh radijAllahu anhu tregon se, kur Amr Ibn Said po çonte forcat e tij në Mekë për të luftuar Abdullah Ibn Zubejrin, ai i ka thënë Amrit: „O prijës! Më lejo të të rrëfej se çfarë) ka thënë Pejgamberi a.s. një ditë pas hapjes së Mekës. Tha fjalë të cilën ma dëgjuan veshët, ma ndjeu zemra dhe e pashë me sytë e mi kur e tha. Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) lavdëroi dhe falënderoi Allahun e Madhëruar dhe pastaj tha: „Padyshim që Mekën e bëri të shenjtë Allahu dhe nuk e bënë të shenjtë njerëzit. Prandaj nuk i lejohet askujt, i cili beson Allahun dhe Ditën e Fundme, që atje të derdhë gjak dhe të presë pernët e saj. E në qoftë se ndokush diskuton se kjo gjë është e lejueshme ngaqë i Dërguari i Allahut luftoi atje, i thoni atij se Allahu ia lejoi të Dërguarit e Tij, por kurrë nuk jua lejoi juve“. Më pas Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem shtoi: „Në të vërtetë, Allahu më lejoi mua vetëm pak orë (ditën e çlirimit të Mekës), ndërsa sot asaj i është kthyer shenjtëria që ka pasur, si vlera e shenjtërisë së saj (të mëparshme) dje. Është detyrë për të pranishmit që t’ua përcjelliii këtë (mesazh) atyre që nuk janë këtu.“ (104)
  90.  Aliu radijAllahu anhu tregon: „E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: „Mos gënjeni ndaj meje, pasi kushdo që gënjen ndaj meje (me qëllim), atëherë ai pa dyshim që do të hyjë në zjarr.“ (106)
91.  Selema Ibn Akvai radijAllahu anhu tregon: „E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: „Kushdo që më atribuon mua (qëllimisht) fjalë që unë nuk i kam thënë, atëherë ai le të zërë (i sigurt) vendin e vet në zjarr të Xhehenemit.“ (109)
92.  Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon: „Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: „Përdoreni emrin tim për t’u quajtur, por mos e përdorni mbiemërimin tim (Ebul-Kasim). Kushdo që më sheh mua në ëndërr, më ka parë mua me të vërtetë, sepse shejtani nuk mundet të marrë formën time. Kushdo që gënjen qëllimisht ndaj meje, atëherë le të përgatisë i sigurt vendin e vet nëzjarr.“ (110)
93.  Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: „Allahu e ndaloi elefantin (apo: luftën) prej Mekës, por Ai e la të Dërguarin e Tij dhe besimtarët t’i mposhtin mohuesit mosbesimtarë të Mekës. Pra, kini mendjen! Në të vërtetë, lufta në Mekë nuk i qe lejuar askujt përpara meje dhe nuk do t’i lejohet askujt pas meje. Në fakt, ajo m’u lejua mua vetëm pak orë atë ditë (ditën e çlirimit të Mekës). Padyshim që në këto çaste Meka është vend i shenjtë: nuk lejohet të prishen shkurret e saj me gjemba, as të shkulen pemët e saj dhe as të merren sendet e gjetura atje, përveç atij, i cili do t’i njoftojë ato ndër njerëz. Nëse dikush vritet atje, atëherë (më i afërti i të ndjerit) ka të drejtën e pëlqimit ndërmjet dy zgjedhjeve: parave të gjakut ose shpagimit, duke vrarë vrasësin.“ Ndërkohë aty erdhi një burrë nga Jemeni dhe tha: „O i Dërguari i Allahut! Ma shkruaj këtë.“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem urdhëroi shokët e tij që t’ia shkruanin atij atë që tha. Pastaj një burrë prej kurejshëve tha: „Përveç idhhir-it (lloj bari aromatik), o i Dërguari i Allahut, pasi ne e përdorim atë në shtëpitë tona dhe në varre.“ Atëherë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: „Përveç idhliirit-it (vetëm ky lloj bari lejohet të këputet).“ (112)
 
94.  Ibn Abbasi radijAllahu anhu tregon: „Kur sëmundja e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem u keqësua, ai tha: „Më sillni një letër që t’ju shkruaj një fjalë, pas së cilës ju nuk do të gaboni.“ Omeri tha: „Në të vërtetë, Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem e ka mundur sëmundja, ndërsa ne kemi ndër duar Librin e Allahut, i cili është më se i mjaftueshëm për ne.“ Atëherë shokët e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem patën mosmarrëveshje mes tyre dhe, kur i ngritën zërat për këtë, ai tha: „Ngrihuni dhe largohuni prej meje. Nuk shkon që të keni grindje përpara meje.“ (114)
95.  Umrn Selemah radijAllahu anhu tregon: „Një natë Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem u ngrit dhe tha: „Subhan-Allah (Lavdi 1 qoftë Allahut)! Sa shumë fitnc (sprova, stërmundime etj.) janë zbritur këtë natë dhe sa shumë thesare janë hapur! Ngrihuni (për falje), o banorë të këtyre shtëpive (të grave të veta)! Mbase një i veshur mirë në këtë dynja mund të jetë i zhveshur në dynjanë tjetër!“ (115)
  96.  Ibn Umeri r.a. tregon: „Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem na fali namazin e jacisë (darkës) ditën e fundit të jetës së tij. Sapo mbaroi faljen, duke dhënë selam, ai u ngrit e tha: „A e shihni këtë natë? Me të vërtetë, në krye të një qind vjetëve, pas kësaj nate, nuk do të mbetet asnjëri nga të gjithë ata që janë (gjallë) në faqe të dheut.“ (116)
97.  Ibn Abbasx radijAllahu anhu tregon: „Një natë bujta tek tezja ime, Mejmuiia (grua e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem), kur Pejgamberi a.s. ishte tek ajo atë natë, xië radhën e saj. Pejgamberi a.s. fali namazin e jacisë (në xhami), pastaj u kthye xië shtëpi dhe, pasi fali katër rekat namaz, ra të flejë. Më vonë u ngrit, pastaj pyeti nëse kishte fjetur çunaku (apo një fjalë të përafërt me këtë) (d.m.th. unë, Ibn Abbasi). Pastaj ai u ngrit për falje namazi, ndërsa edhe unë u ngrita duke qëndruar në të xnajtë të tij, por ai rnë nxori në të djathtë dhe fali pesë rekatë, pastaj fali dy rekatë, pastaj fjeti derisa dëgjova të gërhiturën e tij. Më pas (ai u ngrit dhe) doli për faljen e namazit (të agimit).“ (117)
 98.  Ebu Hurejra r.a. tregon: „Vërtet, njerëzit thonë që unë kam përcjellë shumë hadithe (fjalë të Pejgamberit a.s.). Po të mos kishte qenë për dy ajete në Librin e Allahut (Kuran) nuk do të kisha treguar asnjë hadith, pastaj këndoi: „Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër, do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë. Mirëpo atyre që pendohen, përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua praiioj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti.“ (Kuran, v. 2:159, 160) Në të vërtet, vëllezërit tanë muhaxhirë (të shpërngulur nga Meka) qenë të zënë në treg me tregtinë e tyre. Po kështu, vëllezërit tanë ensarë (banorët vendas të Medines) qenë të zënë me punë për pasurinë e tyre (në bujqësi). Ndërsa unë, Ebu Hurejra, në të vërtet e kam shoqëruar të Dërguarin e Allahut a.s. vazhdimisht, duke u kënaqur me çfarëdo që mbushte barkun tim, prandaj dëshmova gjëra që ata nuk i dëshmuan dhe rnbajta mend gjëra që ata nuk i mësuan.“ (118)
99.  Ebu Hurejra r.a. tregon: „Njëherë i thashë të Dërguarit të Allahut a.s.: „O i Dërguari i Allahut! Në të vërtetë, unë dëgjoj prej teje shumë fjalë (hadithe), por i harroj.“ I Dërguari i Allahut a.s. tha: „Shtrije rrobën tënde.“ Dhe unë e shtriva atë përtokë siç më tha, ndërsa ai i bëri duart sikur po i mbushte me diçka (të cilën bëri sikur e derdhi në rrobën time të nderë). Pastaj tha: „Merre dhe mbështille këtë (pas trupit).“ Kështu, unë u mbësh- tolla me të dhe pas kësaj (ngjarjeje) kurrë nuk harrova më asgjë prej atij.“ (119)
 100.  Ebu Hurejra r.a. tregon: „Kam mësuar dhe kam mbajtur mend nga i Dërguari i Allahut a.s. dy lloje diturish. Sa për të parën, unë e kam përcjellë atë dhe, sa për tjetrën, sikur ta bëja atë të njohur, atëherë do të më pritej fyti (koka)!“ (120)
 101.  Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë atij gjatë Haxhit të Lamtumirës: „Le të mbajnë qetësi njerëzit (dhe të dëgjojnë).“ Pastaj ai tha: „Mos u ktheni pas meje (pas vdekjes sime) femohues duke goditur qafat e njëri-tjetrit (duke prerë kokat e duke vrarë kësisoj njëri-tjetrin).“ (121)
  102.  Said Ibn Xhubeiri r.a. tregon: „I thashë Ibn Abbasit se Naufa Bikaliu pohon se Musai, bashkudhëtari i Hidrit, nuk ka qenë Musai i Bijve të Israilit (izraelitëve). Ibn Abbasi tha: „Armiku i Allahut (Naufi) ka gënjyer. Ubej Ibn Kabi më ka thënë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të rrëfejë: „Kur Musai u ngrit të mbante një ligjëratë para Bijve të Israilit, ata e pyetën: „Cili është njeriu më i ditur ndër gjithë njerëzit?“ Musai u përgjigj: „Unë!“ Allahu e qortoi atë, sepse ai nuk ia atribuoi dijen vetëm Atij. Kështu, Allahu i shpalli atij: „Te bashkimi i dy deteve është një rob i Yni, që është më i ditur sesa ti.“ Musa pyeti: „O Zoti im! Si mund ta takoj atë?“ Allahu i tha: „Merr një peshk dhe fute në çantë dhe ec.“ Kështu, Musai u nis për rrugë bashkë me shërbyesin e tij, jusha Ibn Nun, derisa arritën te një shkëmb, ku të dy mbështetën kryet dhe fjetën. Peshku lëvizi fort në çantë dhe doli prej saj duke rënë në det. Atje ai mori rrugën e vet drejt si në tunel. (Kuran, 18:61). Allahu e ndaloi rrymën e ujit në dy anët e rrugës që krijoi peshku dhe kështu pra ajo ishte si tunel. Kur u zgjua Musai, shoqëruesi i tij harroi t’i tregojë atij për peshkun. Kështu ata vazhduan rrugën gjatë pjesës tjetër të ditës dhe gjatë natës. Mëngjesin tjetër Musai i tha shërbëtorit të tij: „Na e jep sillën tonë. Vërtet që jemi lodhur shumë në këtë udhëtimin tonë.“ (v. 18:62). Musai nuk u lodh aspak derisa kaloi vendin, të cilin Allahu e kishte urdhëruar ta kërkonte. Pastaj shërbëtori i tha: „A e kujton kur arritëm te shkëmbi? Unë e harrova peshkun; askush tjetër, përveç shejtanit më bëri që të harroj. Ai mori rrugën në det në mënyrë të habitshme.“ (v.18:63). Aty ishte një tunel për peshkun dhe kjo qe një çudi e madhe për Musain dhe shërbëtorin e tij! Musai tha: „Kjo është ajo që po kërkonim!“ Kështu, ata u kthyen prapë duke ndjekur gjurmët e tyre të para. (v.18:64). Ata të dy u kthyen duke ecur pas gjurmëve të tyre, derisa arritën te shkëmbi. Kur ja! Aty gjetën një burrë të mbuluar me xhybe. Musai e përshëndeti atë me Selmu (Es-sclniiiu alcjkiuiil – Paqja qoftë mbi ju). Hidri i tha me habi: „A gjendet në vendin tënd një përshëndetje e tillë?!“ Musai i tha: „Unë jam Musai.“ Ai 1 tha: „Vallë, ti je Musai i Bijve të Israilit?“ Musai i tha: „Po“ – dhe shtoi: „Kam ardhur tek ti që të më mësosh diçka nga dituria që të është dhënë.“ Hidri i tha: ‚Sigurisht që ti nuk do të jesh në gjendje të kesh durim e përmbajtje me mua. (v.18:67). O Musa! Unë kam diçka nga Dija e Allahut, të cilën Ai ma ka dhuruar mua, por ti nuk e di. Edhe ti ke diçka nga Dija e Allahut, të cilën Ai ta ka dhuruar ty, por unë nuk e di atë!“ Musai i tha: „Nëse do Allahu, do të më gjesh mua të duruar dhe nuk do të të kundërshtoj në asgjë.“ (v.18:69). Hidri 1 tha: „Atëherë, në qoftë se më ndjek mua, mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të ta zë atë me gojë“ (v. 18:70). Pas kësaj, ata të dy ecën përgjatë bregut të detit, derisa aty kaloi një barkë dhe ata i kërkuan atyre që t’i lejonin ata të dy të hypnin në të. Drejtuesit e barkës e njohën Hidrin dhe i lanë të hipin në të pa pagesë. Kur ata hipën në të, papritur Musai pa se Hidri kishte hequr një dërrasë të barkës me sqepar! Musai i tha atij: „Këta njerëz na hipën në të pa pagesë, kurse ti e ke shpuar barkën e tyre që t’i mbytësh njerëzit e saj! Vërtet që ke bërë një gjë të keqe e të çuditshme‘ (v.18:71). Hidri i tha: „A nuk të thashë se ti nuk do të jesh në gjendje të kesh durim me mua?!“ (v.18:72) Musai i tha: „Mos më qorto për atë që harrova dhe mos ji i ashpër me mua duke më sjellë vështirësi në çështjen time me ty! (v.18:73)“ 1 Dërguari i Allahut a.s. vazhdoi: „Shfajësimi i parë që dha Musai, ishte se harroi. Pastaj aty erdhi një harabel, i cili u ul në anë të barkës dhe e zhyti një herë sqepin në det. Hidri i tha Musait: „Dija ime dhe dija jote, e krahasuar me Dijen e Allahut është si ajo që ka marrë ky trumcak nga deti!“ Pastaj ata të dy zbritën nga barka dhe, ndërsa po ecnin përgjatë bregut të detit, Hidri pa një djalë duke lozur me djem të tjerë. Hidri e kapi atë djalë për koke dhe ia tërhoqi me duart e tija dhe kështu e mbyti atë! Musai tha: „Ke mbytur një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd! Vërtet që ke bërë një gjë të tmerrshme!“ (v.18:74). Ai i tha: „A nuk të thashë se ti, me të vërtetë, nuk do të jesh në gjendje të kesh durim me mua?!“ (v.18:75). (Përcjellësi i hadithit ka thënë: „faji i dytë i Musait ishte më i madh se i pari“). Musai tha: „Nëse pas kësaj do të të pyes sërish për çfarëdo gjëje, atëherë mos rnë mbaj më në shoqërinë tënde! Tashmë ke arsye (të mjaftueshme) nga ana ime (për t’u ndarë prej meje)!“ (18:76). Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa arritën në një fshat dhe u kërkuan banorëve të tij, që t’u jepnin për të ngrënë, por ata nuk i pranuan mysafirë. Aty ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar (v.18:77). Hidri e rindërtoi atë me duart e veta. Musai i tha: „Ne erdhëm te këta njerëz, por ata as nuk na dhanë për të ngrënë, as nuk na pritën si miq. Po të kishe dashur, sigurisht që do të kishe marr shpërblim për të! Hidri i tha: „Kjo është ndarja ndërmjet rneje dhe teje. Unë do t’i shpjegoj ty ato gjëra për të cilat nuk munde të durosh. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve, që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë. Sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë. Ne e dinim se (dashuria për të) do t’i çonte ata në të keqe dhe mohim, dhe dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të atij t’u jepte një më të mirë, më të pastër dhe më të mëshirshëm. E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’munde të duroje!“ (v.18:78-82). I Dërguari i Allahut a.s. tha: „Allahu e mëshiroftë Musain! (do të kishim dashur) që ai të kishte pasur më tepër durim, kështu që Allahu mund të na kishte përshkruar më tepër për ndodhinë e tyre.“ (122 dhe 4725)
 103.  Ebu Musa r.a. tregon: „Një burrë shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: „O i Dërguari i Allahut! Cila është lufta është për Çështjen e Allahut, sepse ndonjëri prej nesh mund të luftojë nga tërbimi e inati dhe dikush tjetër për hir të lavdisë e të kryelartësisë?“ Atëherë Pejgamberi a.s. ngriti kokën, sepse pyetësi ishte në këmbë, dhe tha: „Kush lufton që Fjala e Allahut (feja e Tij, besimi i pastër islam) të jetë më e larta e mbi të gjitha, pikërisht ai lufton për Çështjen e Allahut.“ (123)104.
Abdullah Ibn Mesudi r.a. tregon: „Ndërsa po shëtisja ndër rrënojat e Medinës (pjesa e vjetër e qytetit) bashkë me Pejgamberin a.s., i cili po ecte duke u mbajtur mbi një shkop dege hurme, kur takohemi me një grup çifutësh. Ata i thanë njëri-tjetrit: „Pyeteni atë për shpirtin.“ Disa thanë: „Mos e pyesni, që të mos ju japë ndonjë përgjigje e cila t’u zemërojë!“ Ndërsa disa të tjerë këmbëngulën për ta pyetur, kështu që njëri prej tyre u ngrit dhe pyeti: „O Ebul-Kasim! Ç’është shpirti?“ Ndërsa Pejgamberi a.s. heshti, unë mendova se po i vinte Frymëzimi Hyjnor, kështu që qëndrova derisa ajo gjendje e Pejgamberit a.s. kaloi. Pastaj ai (a.s.) tha: „Të pyesin ty (o Muhamed) për shpirtin. Thuaj: „Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë, përveçse pak dituri“. (Kuran, v.17:85). (125)
106.  Umrn Selemah  tregon: „Njëherë Umm Suleimi shkoi tek i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem  dhe i tha: „Sigurisht që Allahu nuk ka turp nga e vërteta. A e ka detyrë gruaja të marrë gitsl kur ka orgazëm në ëndërr?“ Pejgamberi salAllahu alejhi ue selemi tha: „Po, nëse sheh që është lagur.“ Umm Selemah pastaj mbuloi fytyrën dhe pyeti: „O i Dërguari i Allahut! Vallë, edhe gruaja sekreton?“ Ai salAllahu alejhi ue selem i tha: „Po, paç dorën e djathtë në dhe! Me çfarë tjetër i ngjan fëmija nënës së vet?!“ (130)
107.  Aliu radijAllahu anhu tregon: „Shpesh më kullonte lëngu prostatik, prandaj i kërkova Mikdadit (shërbyesit të vet) që ta pyeste Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem për këtë. Ai e pyeti Pejgamberin salAllahu alejhi ue selem i cili i tha: „Prej kësaj duhot të merret avdes.“(Shih hadithet në Librin e marrjes së avdesit). (132)
108.  Abdullah Ibn Umer  tregon: „Njëherë, një burrë u ngrit e tha në xhami: „O i Dërguari i Allahut! Në ç’vend na urdhëron të veshim Ihramin?“ I Dërguari i Allahut saAllahu aleji ue selem tha: „Banorët e Medines duhet të hyjnë në gjendjen e Ihramit nga Dhul-Hulejfa; banorët e Shamit duhet të hyjnë në gjendjen e Ihramit nga Xhuha; banorët e Nexhdit duhet të hyjnë në gjendjen e Ihramit nga Karni.“ Disa thonë se i Dërguari i Allahut saAllahu aleji ue selem  ka thënë edhe se banorët e Jemenit duhet të hyjnë në Ihram nga Jelemleme, por unë nuk e kujtoj këtë fjalë (të fundit) nga i Dërguari i Allahut saAllahu aleji ue selem “ (133)
109.  Ibn Umeri  tregon se dikush e pveti Pejgamberin saAllahu aleji ue selem : „Çfarë rrobash duhet të veshë Muhrimi (ai që hyn në gjendjen e Ihramit)?“ Pejgamberi saAllahu aleji ue selem  iu përgjigj: „Ai nuk duhet të veshë këmishë, as çallmë, as pantallona, as kësulë, as rrobë të lyer me (parfum) shafran ose vers. Dhe, nëse nuk ka shapka, atëherë mund të përdorë meste (ose çorape lëkure), por duhet t’i presë derisa të zbulohen nyjet e këmbëve.“ (134)