110.  Ebu Hurejra radijAllahu ahu tregon se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem  ka thënë: „Nuk pranohet namazi i atij i cili kalon xië gjendje hadethi, pa marrë avdes (sërish).“ Një burrë nga Hadramouti pyeti: „Ç’është hadethi, o Ebu Hurejra?“ Ai iu përgjigj: „Hadeth është edhe dalja më e pakët e gazrave.“ (135)

111.  Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon: „E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem të thotë: „Në Ditën e Kiametit pasuesit e mi do të thirren el-gurr-ul-muhaxhxhalun, nga gjurmët e avdesit, prandaj kushdo që mundet ta shtojë pjesën që shkëlqen, duhet ta bëjë këtë (duke e kryer këtë pastrim në mënyrë sa më të përkryer e të përkushtuar).“ (136)

112.  Abdullah Ibn Jezid Ensariu tregon se e ka pyetur të Dërguarin e
Allahut a.s. për një njeri, të cilit i duket sikur i është prishur avdesi gjatë namazit. Pejgamberi a.s. i ka thënë: „Nuk duhet ta ndërpresë faljen, derisa të dëgjojë diçka apo të ndiejë erë.“ (137) 

  113.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. fjeti derisa gërhiti pastaj u fal pa marrë përsëri avdes apo mbase tha: „u mbështet (për të fjetur) derisa iu dëgjua zhurma e frymëmarrjes, pastaj u ngrit dhe u fal.“ (138)

  114.  Usama Ibn Zejd r.a. tregon: „I Dërguari i Allahut a.s. u nis nga Arafati derisa, kur arriti një monopat, zbriti nga kafsha, kreu nevojën pastaj mori avdes, por jo avdes të përkryer. I thashë: „A (është koha për) namaz, o i Dërguari i Allahut?“ Ai tha: „(Vendin e faljes së) namazit e ke përpara (në Muzdelife).“ Pastaj udhëtoi hipur (mbi kafshë) derisa, kur arriti në Muzdelife, zbriti dhe mori avdes, avdes të përkryer. Pastaj (u thirr ezani dhe) ikameti dhe ai priu në namazin e akshamit. Pastaj të gjithë i ulën devetë në vendet e tyre, pastaj u bë ikameti për namazin e jacisë në të cilin na priu Pejgamberi a.s. dhe nuk u fal gjë namaz i lirë a sunet ndërmjet dy namazeve të akshamit dhe të jacisë. (139)