Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha Selman Farisiut: O Selman eja tu bëjmë një vizitë të vetmuarve. Kush janë të vetmuarit o i Dërguar i All-llahut? Të vetmuar janë ata të cilët janë shpërngulur nga kjo botë në botën tjetër, pra të vdekurit që nuk u ka mbetur kush mbrapa për ti kujtuar. Pastaj shkuan bashkë tek varrezat. Kur mbërritën tek koka e një varri Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem qau aq shumë sa iu lagën rrobat.

Selmani radijAllahu anhu duke mos e kuptuar arsyen e qarjes e pyet të Dërguarin. O i Dërguar i All-llahut  përse po qani kaq shumë? O Selman në këtë varr është një djalë i ri që po vuan një dënim shumë të rëndë. Dënimi i rëndë këtij djali më bëri të qaj kaq shumë.

Pas kësaj vazhdoi Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem: më erdhi Xhebraili alejhi selam dhe e pyta përse po i bëhet ky dënim kaq i rëndë këtij djali? Xhebraili a.s përgjigjet: Ky djali i ri kur ka qenë në këtë botë ka kundërshtuar nënën e tij dhe në momentin e vdekjes nuk i ka kërkuar hallallek nënës së vet, për këtë arsye ky djalë do ta vuaj këtë dënim të rëndë deri në ditën e gjykimit.

Pas kësaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i thotë Selmanit radijAllahu anhu: O Selman tani shko në Medine thuaj Bilalit ta thërrasë të gjithë popullin e Medines të vijnë në varreza. Selmani radijAllahu anhu shkon menjëherë dhe ia bën të ditur Bilalit radijAllahu anhu urdhrin e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem, Bilali hip në një vend të lartë dhe thërret të gjithë popullin për në varreza. Kur vijnë të gjithë në varreza Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i thotë:

Shkoni të gjithë në krye të varrezave të njerëzve të vet. Ndërsa vetë priste tek koka e të riut. Të gjithë shkuan tek varrezat e njerëzve të vet por tek varri që po qëndronte Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem nuk po vinte njeri. Pas një kohe të shkurtër erdhi një grua plakë me shkop në dorë dhe qëndroi pranë varrit të djalit të ri. Pejgamberi salAllahu alejhu ue selem i tha plakës: Nënë çfarë e ke këtë që është në varr? Ёshtë biri im o i Dërguar. A ke qenë e zemëruar me të kur ka qenë gjallë? Po kam qenë e zemëruar dhe vazhdon ti tregojë Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem:

Një ditë erdhi vonë në shtëpi dhe i kishte rënë derës disa herë por nga që nuk e kisha dëgjuar e hapa pak me vonesë. Për këtë arsye ai më shtyu me duart e tij dhe më lëndoi shumë. Pas kësaj nuk kaloi shumë dhe vdiq. Për këtë arsye nuk ia bëra hallall hakun tim biri. Pejgamberi salAllah alejhi ue selem i tha: nënë bëja hallall hakun djalit tënd sepse ai po vuan në varr.

Plaka nga që ishte me zemër të thyer nuk pranoi. Pas kësaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem i tha: nëse ti nuk do ia bësh hallall hakun djalit tënd ai do e vuaj këtë dënim deri në ditën e gjykimit pastaj do ta vuaj edhe në Xhehenem hapi syrin e zemrës dhe i tregoi dënimin që po vuante i biri i sajë. Nëna filloi të shohë dënimin e të birit.

I biri ishte rrethuar në të katër krahët nga zjarri që donte ta digjte. I biri thërriste me zë të lartë o nëna ime e dashur ku je eja më shpëto. Pasi plaka e pa të birin në këtë gjendje iu lut All-llahut azze ue Xhel: O Zot fale birin tim nga ata që ka bërë unë ja bëj hallall hakun tim si nënë që jam.

Pas kësaj All-llahu xh.sh ia bën varrin djalit të ri një bahçe nga bahçet e xhenetit. Pas kësaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem u drejtua nga populli dhe u tha: çfarë kujtoni ju se është varri, varri është o një gropë nga gropat e xhehenemit ose një bahçe nga bahçet e xhenetit.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.