Një rast Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, ishte ulur me një të varfër, në ndërkohë erdhi një i pasur i cili nuk gjeti një vend tjetër për t’u ulur, përveç pranë të varfrit.Kur u ul, ai tërhoqi rrobat e tij. Pejgamberi a.s., e vërejti këtë veprim dhe i tha: “Pse i tërhoqe rrobat, a ke frikë se ky i varfër do ta rrezikojë pasurinë tënde, apo ndoshta ke frikë se ti do t’ia rrezikosh varfërinë e tij?”Në këto fjalë i pasur u pikëllua dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, si kompensim për atë që kam menduar, gjysmën e pasurisë sime do t’ia dhuroj këtij të varfëri.”

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, e pyeti të varfrin: “A e pranon dhuratën e këtij njeriu?”
I varfëri u përgjigj: “Jo, o i Dërguari i Allahut?”
“Pse?” – e pyeti Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem
“Kam frikë ta pranoj dhe të bëhem i pasur, e të bëhem arrogant ndaj krijesave të Zotit.” – u përgjigj i varfëri.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.