Imam Buhariu – Ebu Abdullah Muhammed Ibën Ismail Ibën Ibrahim el-Buhari el-Xhufi ka lindur më 194 hixhri në qytetin e Buhara-s . Babai i tij Ismaili ishte një dijetarë shumë i respektuar dhe ka qenë një nga nxënësit e Hammad Ibën Zeid dhe Imam Melik. Fatkeqësisht ai vdiq kur djali i tij Muhammedi ishte ende i ri. Ai megjithatë i la djalit të tij një pasuri të mirë të tillë që ai ishte i aftë për të shpenzuar pjesën më të madhe të kohës së tij duke mësuar dhe nuk u shqetësua për çështjet finaciare.

Ai filloi studimet e tija në një moshë shumë të re duke studjuar Kur’anin dhe çështje të tjera esenciale siç ishte praktikë e ditës së tij. Por nga rinia e tij ai ishte veçanërisht ishte i tërhequr nga studimi i hadithit. Kur u bë dhjetë vjeç ai lexonte librat e disponueshëm, kur u bë gjashtëmbëdhjetë vjeç, ai kishte memorizuar veprat e Uakiut dhe Abdullah Ibën el-Mubarakut dhe ai ishte familjar me opinionet e juristëve të Irakut.

Sipas Ibën Kethirit, ai me një hedhje sy një libri mund ta memorizonte përmbatjen e tij .

Në mënyrë që të ndihmonte veten për të memorizuar zingjirin e haditheve, ai kërkonte transmetuesit, duke zbuluar kur ata kishin jetuar, nga kush kishin marrë mësim dhe kështu me rrallë. Në këtë mënyrë, emrat në zingjire nuk ishin më thejshtë emra të huaj por u bënë emrat e njerëzve të cilët Buhariu ishte në familjaritet me ta.

Ebu Bekër el-Medini ka thënë:

“Unë isha në Nasaibur me Is’hak Ibën Rahauaih dhe Muhammed Ibën Ismail el-Buhari ishte në atë mbledhje. Is’haku kaloi një hadith që e kishte përmendur Ata el-Kaiharani në vend të një sahabi. Is’haku tha: ”O Ebu Abdullah (el-Buhari), çfarë ishte Kaiharani?” Ai ka thënë: ”Një qytet në Jemen. Muavijah dërgoi një sahab në Jemen dhe Ata e dëgjoi dy hadithet nga ai”. Is’haku i tha atij: ”Duket sikur ti ke qenë dëshmitarë tek këta njerëz”.

Sipas transmetimeve të tij, ai filloi të merrte pjesë në ligjëratat e dijetarëve lokal rreth moshës dhjetë vjeçare. Ai mori pjesë ligjëratat e el-Dahilit në Buhara. Një herë ai dëgjoi se el-Dahili tha një hadith me zingjir : ”Sufjanin nga Ebu el-Zubeir nga Ibrahimi”. Ai i tregoi ligjëruesit që ai (zingjiri) ishte gabim. Natyrshëm, el-Dahili ishte zënë në surprizë duke u refuzuar nga një djalosh kaq i ri. El-Buhari dëshmoi se zingjiri korrekt ishte el-Zubeir Ibën Adi nga Ibrahimi sepse el-Zuberi nuk kishte regjistruar asnjëhere hadithe nga Ibrahimi. Ai i tregoi el-Dahilit për të shikuar origjinalin e tij nëse e kishte të disponueshëm. El-Dahili e pranoi gabimin e tij. El-Buhari ishte njëmbëdhjetë vjeç kur ndodhi ky incident.

Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare ai la Buharan me nënën dhe vëllain e tij për të kryer haxhin në Mekë. Pas haxhit, ai qëndroi në Mekë dhe ky u bë udhëtimi i tij i parë i vërtetë në kërkim të dijes. Kjo ndodhi pasi ai mori gjithë dijen që mundi në vendin e tij të lindjes.

Ai qëndroi për disa kohë në të dyja Mekë dhe Medine. Ishte në këtë kohë që ai filloi të shkruante. Në Mekë, ai shkroi Tarih el-Kebir e cila është një vepër biografike përsa i përket transmetuesve të hadithit.

Përsa i përket udhëtimeve të tij el-Buhari ka thënë vetë njëherë:

“Unë e kam vizituar esh-Shamin, Egjyptin dhe el-Xhezirah dy herë. Katër herë kam shkura në Basra. Unë kam qëndruar në Hixhaz për gjashtë vite. Dhe nuk e di sa herë kam qenë në Kufa dhe Bagdad përkrah dijetarëve të hadithit”.

Ishte në Bagdad që el-Buhari u takua me Ahmed Ibën Hanbelin. Ahmed Ibën Hambel ishte gjithmonë shumë i kënaqur me el-Buharin dhe ai mërzitej kur ai linte Bagdadin për tu kthyer në Buhara. Ahmedi e lavdëronte shumë diturinë dhe ekzaktësinë e el-Buharit të ri” .

Mësuesit e el-Buharit

El-Buhari ka regjistruar nga 1800 dijetarë. Ibën Haxheri ka shkruar që mësuesit e el-Buharit janë të ndarë në pesë kategori :

Kategoria e aprë është e atyre dijetarëve të cilët transmetuan hadithe nga Tabi’inët, këtu përfshihen Muhammed Ibën Abdullah el-Ansar i cili ka regjistruar hadithe nga Humeid el-Tuil, Mekki Ibën Ibrahim dhe Ebu Asim el-Nabil të dy kanë dëgjuar hadithe nga Jezid Ibën Ebu Ubeid dhe Nueim i cili ka dëgjuar hadithe nga el-Amash.

Kategoria e dytë e dijetarëve është e përbërë nga ata njerëz të të njëjtës gjeneratë sikurse kategoria e parë por që nuk ishin aq fatlum sa ta merrnin hadithin nga tabi’inët e besueshëm. Kjo kategori përfshin mësuesit e mëposhtëm të Buharit, Adem Ibën Ebu Ijas, said Ibën Ebu Merjem dhe Ejub Ibën Sulejman Ibën Bilal.

Kategoria e tretë është kategoria e “mesme”. Këto dijetarë nuk u takuan me tabi’inët por ata i morën hadithet nga dijetarët e dalluar të gjeneratës menjëherë pas tabi’inëve. Këto mësues përfshijnë Sulejman Ibën Harb, Kuteiba Ibën Said, Ali Ibën el-Medini, Jahja Ibën Main, Ahmed ibën Hanbel, Ishak Ibën Rahauai, Ebu Bekër, dhe Uthman Ibën Ebu Sheibah dhe kështu me rrallë. Imam Muslimi gjithashtu është takuar me shumë nga këto dijetarë dhe ka regjistruar hadithe nga këta.

Kategoria e katërt është me të vërtetë e përbërë nga kolegët e el-Buharit në mësimin e hadithit megjithatë se ata kishin filluar të studjonin më herët se el-Buhari. Muhammed Ibën Jahja el-Dhuhli, Ebu Hatim el-Razi, Abd Ibën Humeid dhe Muahmmed Ibën Abdul Rahim Saika do të bien në të njëjtë kategori. Nga këta njerëz, ai ai ka rregjistruar hadithe që ai nuk i ka dëgjuar direkt nga mësuesit e tyre (të cilët ishin gjithashtu edhe mësuesit e el-Buharit) ose hadithet që ai nuk i ka gjetur askund tjetër.

Kategoria e pestë është nga ata të cilët ishin më të rinj në status ose moshë sesa el-Buhari të cilët ai i rregjistroi për shkak të disa dobive në transmetimet e tyre. Kjo kategori përfshin Abdullah Ibën Hammad el-Amali dhe Abdullah Ibën Ebu el-As el-Hauarizmi.

Duke transmetuar nga këto dijetarë, el-Buhari ishte duke aplikuar dëshminë e el-Uaki-t:

“Një person nuk bëhet një dijetarë i vërtetë derisa regjistron nga ata që janë më të vjetër sesa ai, ata që janë më të rinj sesa ai”.

Në sahih el-Buhari, gjendet një hadith nga studenti i el-Buharit el-Tirmidhiu ( i cili është i njohur për koleksionin e tij në Sunan). El-Tirmidhiu ishte shumë krenar për këtë fakt dhe ka folur për të.

Ata të cilët mësuan nga el-Buhari duke përfshirë edhe el-Tirmidhiun, el-Nisai-n, Muslim Ibën Haxhaxh, Ibën Huzeimah, Ebu Zara el-razi dhe Ebu Hatim el-Razin.

Dituria e el-Buharit

Që nga koha e rinisë së tij, el-Buhari ka demonstruar një memorje të habitshme dhe një mjeshtëri në enciklopedinë e hadithit.

Hashid Ibën Ismail dhe të tjera kanë transmetuar që el-Buhari merrte pjesë në ligjërata hadithesh me ta por ai kurrë nuk ka rregjistruar asgjë. Të tjerët qesheshin me të se po humbte kohën e tij. Pas 15 ditëve, el-Buhari arriti të lexonte të gjitha hadithet e tyre nga memorja. Në këtë kohë, ata e dinin që ai nuk e kishte humbur kohën e tij dhe ata gjithashtu e kuptuan që aftësinë e el-Buharit. Ishte zakon i tij për të memorizuar hadithin dhe pastaj për ta rregjistruar atë. Ai ka thënë: ” Ndoshta unë e dëgjoj një hadith në Basra dhe e regjistroi në Sham. Ose unë e dëgjoj në Sham dhe e rregjistroi në Egjypt”.

Një herë një dijetarë me emrin el-Ferjabi (212 hixhri) transmetoi një hadith me zingjirin e mëposhtëm studentëve të tij, Sufjani nga Ebu Urua nga Ebu el-Hitab nga Ebu Hamza.

El-Fejrabi ishte duke i provuar studentët e tij duke kryer tadlis el-shujuh . Studentët nuk ja kishin idenë se të kujt ishin këto transmetime derisa el-buhari i identifikoi ata për studentët.

Në një numër rastesh kolegët e tij e provonin el-buharin. Në Samarkand, katër qind stundetë të hadithit u grumbulluan për shtatë ditë duke u përpjekur për ta turbulluar el-Buharin. Ata i përzienin zingjiret e haditheve me hadithe të ndryshme në një përpjekje për ta turbulluar el-Buharin por ai kurrë nuk ra në konfuzion. Njëra nga ekspeditat më të famshme të el-Buharit ndodhi në Bagdad.

El-Buhari ishte ende i ri në atë kohë por reputacioni i tij ishte i madh. Njerëzit e bagdadit ishin shumë në ankth për ta takuar këtë dijetarë të ri të hadithit. Dijetarët e hadithit, megjithatë, kishin përgatitur një test për el-Buharin sa të mbërrinte. Ata u takuan me el-Buharin dhe filluan t’i lexonin atij hadithin. Çdo dijetarë, ata ishin dhjetër në numër, i lexonte dhjetë hadithe el-Buharit dhe ende pas ddo hadithi që dijetarët lexonin, el-Buhari ishte i detyruar të përgjigjej: “Unë nuk e di (këtë hadith)”

Ata përrreth të cilët nuk dinin se çfarë është duke ndodhur filluan të shikonin njëri-tjetrin dhe të dyshonin afëtësitë e këtij dijetari të ri. Pasi dhjetë dijetarët mbaruan, el-Buhari i rilexoi të njëqind hadithet por i lexoi ata në mënyrë korrekte. Dijetarët i kishin përzier hadithet me zingjire të gabuara. El-Buhari i tha të gjitha hadithet me zingjire të rregullta. Duke komentuar mbi këtë incident Ibën Haxheri ka thënë:

“Nuk është e habitshme që el-Buhari i korrigjoi gabimet (me qëllim) të tyre përderisa ai ishte një dijetarë i hadithit. Çfarë është më e habitshme sesa njohja e tij e gabimeve është që ai ishte i aftë t’ia lexonte hadithet e tyre pasi i kishte dëgjuar vetëm një herë”.

Në kohën që el-Buhari kishte arritur në Basra, dijetarët e qytetit ishin duke shikuar përpara ardhjen e tij. Ata pyetën atë për t’i transmetuar hadithe atyre. Me mijëra dijetarë u grumbulluan për ta dëgjuar ligjëratën e el-Buharit. Ai filloi duke thënë:

“O njerëz të Basrës, unë jam një i ri dhe ju më keni kërkuar mua që t’ju transmetoi ju. Unë do t’ju transmetoi ju hadithe që do t’ju bëjnë dobi (megjithëse ato janë hadithe) nga njerëzit e qytetit tuaj”.

Dëshmia e tij i habiti njerëzit. Ai filloi ligjëratën, “Hadathana Abdullah Ibën Uthman el-Utaki i cili ka thënë, Ahabarana babai im nga Shuba nga Mansuri dhe të tjetër nga Slim Ibën Ebu el-Xhed nga Enesi i cili ka transmetuar që një beduin erdhi tek Pejgamberi salallahu alejhis ua selam dhe i tha: ”O i dërguar i Allahut, një person i do njerëzit e tij. . . . ”Ju nuk e keni atë hadith nga Masuri (i cili ishte nga Basra). Ju e keni atë nga të tjerë”. Dhe e gjithë ligjërata ishte e asaj natyre.

Dëshmitë e dijetarëve përsa i përket el-Buharit

El-Buhari u lavdërua dhe u admirua nga gati të gjithë dijetarët e kohës së tij dhe ata të mëvonshmit. Ibën Haxheri një herë ka shkruajtur: ”Nëse ne do ta hapnim derën e lavdërimeve për të nga ata që erdhën pas tij, faqet do të mbaronin. . është një oqean që nuk ka bregdet që mund t’i përbaj”. Nga bashkëhohësit e tij, dëshmitë e mëposhtme janë që duhet përmendur:

Kolegu i tij dhe dijetari i hadithit, Imam Ahmed Ibën hanbel ka thënë: “Kurasani nuk ka nxjerrë askënd si Muhammed Ibën Ismailin (el-Buharin)”. El-Buhari njëherë kishte thënë rreth vetes së tij që ai kurrë zhvlerësonte vetn e tij përballë askujt përveçse mësuesit të tij Ali Ibën el-Medini. Kur kjo ishte treguar Ali Ibën Medinit, ai ka thënë: ”Mos ia merr parasysh dëshminë e tij, el-Buhari nuk ka parë askënd të njëjtë me veten e tij”.

Ebu Amr el-Hilaf el-Neisaburi ka thënë:

“Unë nuk kam parë askënd si atë. Ai është më i ditur në hadith sesa Ahmedi dhe Is’haku (Ibën Rahauai) dhe të tjerërt me njëzet herë. Mbi cilindo që thotë diçka të keqe për të qofshin një mijë të mallkuara”.

Ai gjithashtu ka thënë: “Nëse ai hyn në derë dhe unë jam duke transmetuar hadith, unë jam i mbushur me frikë për të”.

Fadlek el-Razi ishte pyetur cili dijetarë është më i madhi, el-Buhari apo Ebu Zehra. Ai iu përgjigj që ai kishte udhëtuar me el-Buharin dhe kishte ndryshuar planmet e udhëtimit për të qëndruara me të. Ai tha:

“Gjatë gjithë kohës unë isha duke u përpjekur të transmetoja disa hadithe që ai nuk i dinte, por unë isha i paaftë për të vepruar kështu. Përsa i përket Ebu Zehras, unë mund të ia them disa hadithe që ai nuk i di, megjithatë askush nuk e mohon shkëqimin e tij si dijetarë i hadithit, veçanërisht përderisa ai ishte mësuesi i el-tirmidhiut, Ibën Maxhas dhe el-Nisait”.

Shenca e ilahit (e dallimit të difekteve të fshehura) në hadith është e konsideruar një nga shkencat më të vështira për tu mjeshtëruar. Është dëshmuar që vetëm pak dijetarë të hadithit e kanë aritur këtë mjeshtëri. Është rënë dakord që el-Buhari, megjithtaë, është nga ata që u mjeshtërua në këtë shkencë. El-Tirmidhiu ka thënë:

“Unë kurrë nuk kam parë askënd më të ditur përsa i përket ilahit (dallimit të difektve të fshehura) dhe transmetuesve sesa el-Buhari”. Ai madje pranoi që pjesa më e madhe e atyre informacioneve që ai i kishte futur tek vepra e tij mbi ilahin (dallimin e difekteve të fshehura) i kishte marrë nga el-Buhari.

Karakteri i el-Buharit

El-Buhari ishte i njohur si një njeri shumë i devotshmë. Ai nuk kujdesej për kënaqësitë e kësaj bote. Ai jepte shumë në bamirësi dhe ai hante pak. Ai sakrifikonte shumë për hir të hadithit. Ai njëherë ka thënë që ai shkoi për të vizituar Adem Ibën Ebu Ijas dhe paratë e tija i ishin duke ardhur me vonesë. Ai ishte i detyruar të hante bar derisa dikush që ai nuk e njihte i dha një qese plotë me para.

Përsa i përket të folurit për të tjerët, el-Buhari ishte shumë i kujdeshëm. Ai njëherë ka thënë:

“Unë nuk kam përgojuar askënd që kur mësova që përgojimi është i ndaluar”.

Ai ishte i butë kur vinte punë tek termat që ai përdorte në xherh apo “diskretitimin e transmetuesve”. Ai nuk do t’i quante të tjerët gënjeshtarë apo me fjalë të tilla si këto. Gjëja më e madhe që ai do të thonte për dikënd ishte që transmetimi i personit duhet shmangur. Ai ka thënë që nëse ai e thotë për dikënd, do të thotë se nuk është e lejuar për të transmetuar hadithe nga ai person.

Ai ka demostruar ndërshmërinë dhe dedikmin e tij ndaj hadithit në shumë raste. Në biografitë e shkruara rreth tij ne shohim incidentin e mëposhtëm:

“Buhari ishte shumë i kujdesshëm për sa i përket veprave të tij dhe ia ngarkonte ato vetëm njerëzve të cilëve ai kishte besim. Njëherë një person ndodhi që të përmendte një hadith që ngriti dyshimin e tadlisit mbi el-Buharin, të cilin ai ia kishte fshehur një lidhje të dobët në zingjirin e transmetuar. El-Buhari ju përgjigj asaj që në mënyrë për të hequr këtë dyshim ai do të përmendte më tepër sesa një mijë hadithe të raportuara nga një i veçantë (dijetarë i hadithit)”.

Ai gjithashtu ka rregjistruar incidentin e mëposhtëm:

Gjatë kohës që ai ishte student el-Buhari duhej të lundronte në një barkë mbi lum. Ai kishte një mijë ashrafis (monedha ari) me vete. Ai ishte i ngjitur me dikënd i cili gjithashtu hypi në anije dhe e takoi atë rastësisht, dhe gradulisht zhvilluan marrëdhënie të mira kështu që el-Buhari qëlloi që t’i përmendte atij për paratë që kishte me vete. Një mëngjez njeriu filloi të ngrnte zërin dhe filloi të qante, duke thënë që qesje e tij me para që mbante rreth një mijë ashrafis i kishte humbur. Pasaxherët filluan të kontrollonin dhe el-Buhari uke e parë situatën e hodhi qesen në lum. Gjërat e Imamit u kontrolluan por paratë nuk gjindeshin. . . Kur udhëtimi mbaroi njeri e pyeti el-Buharin rreth qeses me para. El-Buhari ju përigjg që ai e kishte hedhur në lum. Kur njeriu e pyeti atë pse ai e mendoi të nevojshme që ta hidhte atë në lum dhe të humtë kaq shumë, el-Buhari ka thënë:

“Të gjithë jetën time e kam kaluara në koleksionimin dhe përpilimin e hadithit të Pejgamberit salallahu alejhis ua selam dhe integriteti im ka marë proporcione shumë të mëdha. Si unë mund të pranoj të humb pasurinë më të madhe që e kam siguruar kundër gjakut tim duke marrë helmin e një hajduti?”

Fikhu (jurispondeca) i el-Buharit

Disa transmetues të hadithit kanë qenë të njohur për thjeshtë përcjelljen e hadithit pa patur asnjë ide për kuptimin e hadithit që ata përcjellin. Një gjë e tillë nuk ishte me el-Buharin (dhe pjesës më të madhe të dijetarëve të hadithit). Krahas të qënurit një dijetarë i madh i hadithit, ai gjithashtu ishte edhe një jurist i madh. Bashkëkohësit e tij e kanë lavdëruar diturinë e tij mbi fikun (jurisponecën islame). Naim Ibën Hammad el-Huzai e ka quajtur atë si fakihu (juristi) i ummetit. Dhe Bandar (Mhammed Ibën Bishr) ka thënë që ai ishte më i njohuri i fikhut në kohën e tij.

“Ebu Musab ka thënë që el-Buhari gëzon një rang më të lartë sesa Imam Ahmed Ibën Hanbel në jurispondencë. Një nga studentët e tij, kur ai dëgjoi këtë dëshmi, shprehu habinë e tij. Përgjigja e Ebu Musab-it ndaj kësaj ishte: “Pse habitesh për këtë? Unë duhet të them edhe më teppër, nëse ju e krahasoni el-Buharin dhe Malikun ju do t’i gjeni ata të kenë të njëjtën ngjashmëri”.

Vetë el-Buhari ka dëshmuar që ai nuk ka filluar të transmetojë hadithet derisa ai studjoi libra e ehlul ra’i (e juristëve, veçanërisht të Irakut). Në fakt, vepra e tij el-Xhami el-Sahih nuk është thejshtë një koleksion i haditheve të saktë por është gjithashtu një vepër klasike e fikut. Nuk është për këtë arsye që el-Buhari nuk i rregjistronte hadithet e tëra çdo herë që ai i përmend një hadith të veçantë. Ishte praktikë e tij për të rregjistruar vetëm pjesë të haditheve që ishin të rëndësishme për kapitullinb. Kjo është pse ai i përsërit shumë hadithet përmes të gjithë veprës së tij (shumë herë pa përmendur zingjiret e tyre).

Fikhu i el-Buhari është qartësisht i parë në kapitujt e Sahihut të tij. Në titujt e kapitullit të tyre, ai dëshmon përfundimet e fikhut që ai i ka derivuar nga hadithet dhe nga verset e Kur’anit.

Duket se ai ka përdorur taraxhim (Titujt e kapitujve) si vend të përshtatshëm për të shpalosur pikëpamjet e tij ose opinionet e të tjerëve që ai i mbështeste dhe donte t’i mbronte.

Në shumë raste, titujt e kapitujve të tij ose përfundimet e fikut mund me lehtësi të derivohen nha hadithet por në raste të tjera kapitujt e tij demostrojnë një përceptim të mprehtë dhe një dituri të vërtetë të fikhut. Këto kapitujt kanë qenë çështje të studimit për një numër dijetarësh, përderisa ata shfaqin të dyja fikhun dhe metodën e fikhut të Imam el-Buharit.

Gjenden të paktën nëntë libra të shkruar vetëm mbi titujt e kapitujve, pa përmendur diskutimin e këtyre titujve në komentimet e ndryshme të sahih el-Buharit.

Fatkeqësisht, në vitet e mëvonshme ka patur një garë zilije midis disa juristëve dhe disa dijetarëve të hadithit. Disa nga këto jurist filluan të sulmonin el-Buharin dhe të nënçmonin dijen e tij të fikut.

Duket që njerëzit të cilët e kanë sulmuar el-Buharin nuk e kanë parë dhe as që e kanë lexuar Sahih el-Buharin ose të paktën, ata nuk e kanë kuptuar atë.

Disa nga sulmet mbi el-Buharin erdhën nga hanefitë sepse ata ndjenë që el-Buhari kishte treguar një farë mosrespekti për Ebu Hanifen. El-Buhari e refuzoj Ebu Hanifan në një numër rastesh në Sahihun e tij. Por ai kurrë nuk e përmendi Ebu Hanifan me emër. Kurdo që ai refuzonte një nga opinionet e Ebu Hanifa-s, ai gjithmonë do ta trajtonte diskutimin duke thënë: ”Disa njerëz thonë. . ” në vend që të thoshte : ”Ebu Hanifa thotë. . . . ”. Ai e bëri këtë ose nga respekti për Ebu Hanifan, pra duke mos e refuzuar atë në mënyrë direkte, ose për të treguar se Ebu Hanifah nuk ishte i vetmi që i mbante këto mendime dhe el-Buhari i refuzoi. Në Fadl el-Bari, i shkruar nga një hanefi thuhet:

“Në Xhami el-Sahih, el-Buharie ka kritikuar Imam Ebu Hanifan në vende të ndryshme, veçanërisht në Kitab el-Hijal dhe Kitab el-Ikrah”.

Pra siç shihet, është e vërtetë që kishte kundërshtime intelektuale midis hanefitëve të kohës së tij, Ebu Hafs Kebir dhe El-Buhari, por duhet të vihet në dyshim integriteti intelektual i el-Buharit nëse do të thonim se ai ishte zemra e këtyre kritikave. Çfarë është më afër të vërtetës është që el-Buhari i ka kritikuar gjykimin hanefitë ashtu siç i ka ardhur atij mbi bazat e agjëje tjetër veçse ai mendonte se kjo ishte më e mira. Për ne, të dy Imamët e meritojnë që të kemi respekt për ta .

A ishte el-Buhari një Muxhtehid?

Nuk ka dyshim që el-Buhari ishte një muxhtehid në fushën e hadithit por ka disa pyetje nëse el-Buhari ishte një Muxhtehid në fushën e fikut. Dijetarët e hershëm nuki e kanë diskutuar këtë pyetje për shkak të respektit të el-Buharit. Disa nga dijetarët e sotëm, si el-Kasimi dhe Tahir el-Xhezeiri, e kanë quajtur atë “Muxhtehid absolutë” (Muxhtehid Mutlak).

El-Buhari nuk ka shkruar një vepër mbi usul el-fikh (megjithëse ai i ka prekur pak pika që lidhen me usul el-fikh në Sahihun e tij) e as nuk duket se njerëzit e morën atë si një lider i një shkolle të re. Për shembull, ishte zakon i el-Tirmidhiut që të rregjistronte opinionet e juristëve të ndryshëm por ai e ka përmendur onpinin e El-Buharit në fik vetëm një herë. Shumë nga dijetarët e hershëm të hadithit ishin aq shumë të preokupuar me përpilimin dhe në transmetimin e hadithit sa ata nuk kishin kohë që të përpiqeshin të përhapnin principet ligjore të fikut dhe si rezultat, disa prej tyre ndoqën Imamët e famshëm të fikhut të kohës së tyre.

Për këto arsye, dijetarët janë përpjekur për të përkufizuar se çfarë shkolle fiku i përkiste Imam el-Buhari. Për shkak të famës dhe reputacionit të el-Buharit, dijetarë të ndryshëm kanë thënë për të se ai është i shkollës së tyre të fikut. Për shembull Ibën Kajimi dhe Ebu Jala e përfshijnë atë si një nga ndjekësit e Ahmedit, disa madje thanë që ai ishte hanefi përderisa ishte nxënësi i Ibën Rahauai-t . Opioni më i fortë dhe më popullorë nga dijetarët e mëvonshëm, të cilët e diskutuan këtë çështje, është që ai ishte një Shafi. El-Subki dhe Sadik Hasan Han të dy e konsiderojnë atë një Shafi .

Shkolla e ndjekësve të hadithit

Abdul Mexhid tregon që el-Buhari, në veçanti, ishte duke ndjekur këtë shkollë të veçantë dhe ishte e bazuar mbi principet e kësaj shkolle të fikhut që ai refuzonte ehl el-rai (njerëzit e opinionit). Këtu janë dy shembuj të opinioneve të ehl el-rai që el-Buhari përpiqej për të refuzuar në Sahihun e tij .

Sipas Ebu Hanifa-s, hamër (vera, ose çdo pije apo çdo send që sjellë dehje mendore) është vetëm e derivuar nga rrushi dhe përsa i përket së cilës të dyja edhe sasia e vogël edhe sasia e madhe janë të ndaluara. Nëse pijet dehëse vijnë nga burime të tjera, sasia e vogël që nuk është dehëse nuk është e ndaluar ndërsa sasia e madhe që deh është e ndaluar. El-Buhari përfshiu një numër kapitujsh me qëllim që të refuzonte këtë opinion, duke treguar që fjala hamër i aplikohet të gjitha pijeve dehëse dhe pra, një sasi e vogël apo e madhe e të gjitha atyre pijeve jnë të ndaluara. Të mëposhtmet janeë disa nga kapitujt që i përkesain kësaj teme: ”Pijet dehëse mund të përgatiten nga rrushi dhe nga gjëra të tjera”, “Likeri i përgatitur nga mjalta”, “Pije dehëse është ajo që turbullon mendjen”, “Pirja e shurupit nga hurmat (arabie) aq gjatë sa nuk dehin” .

Sipas Ebu Hanifa-s, falja e të premtes është vetëm për tu mbajtur në qytete të mëdha dhe jo në fshtatëra të vegjël. Për të refuzuar këtë pikëpamje, el-Buhari përfshiu një kapitull të titulluar ”Falja e të Premtes në fshatëra dhe në qytete” .

Në fakt, duket që el-Buhari përfshiu një libër të tërë në Sahih, Librin e trikeve, vetëm për të refuzuar pikëpamjet e gabuara të ahl el-rai mbi atë çështje. Në atë libër ai e përdor shprehjen, “njerëzit thonë. . . ” katërmbëdhjetë herë. Si rezultat, të gjithë hadithet që i prezantoi në atë Libër mund të gjenden në vende të ndryshme të sahihut, që është Libri i cili nuk është shtuar përshkak të një numri të rëndësishëm hadithesh, përderisa nuk janë hadithe të reja, por ata kishin si qëllim vetëm për të refuzuar disa opinione të fikut që el-Buhari i kundërshtonte.

Sprovat e tij

Afër fundit të jetës së tij, el-Buhari kishte vendosur që të lëviste në Nasaibur. Deri në këtë periudhë, ai ishte sigurisht, një dijetarë i mirënjohur. Të gjithë njerëzit e Nasaiburit erdhën për ta përshëndetur atë, disa madje struante tenda jashtë Nasaiburit siç bëri edhe Muhammed Ibën Jahja el-Dhuhli. El-Dhuhli ishte gjithashtu e priste më ankth el-buharin dhe i inkurajoi njerëzit për t’i bërë atij një pritje të mirë.

Por gjërat ndryshuan dramatikisht pasi el-Buhari kaloi disa kohë aty. El-Dhuhli dhe disa dijetarë të tjerë iu reduktua popullariteti shumë në ligjërata e tyre ndërsa në ligjëratat e el-buharit kishte shumë të pranishëm. Së fundmi, ata bënë një komplot kundër el-Buharit duke thënë që ai besonte që “të recituarit e Kur’anit nga një person është i krijuar”.

Dikush shkoi tek ligjëratat e el-Buharit për tu përballuar me të mbi këtë çështje. Kur el-Buhari u pyet rreth kësaj çështjeje, ai refuzoi t’i përgjigjet pyetësit. Si rrjedhojë, el-Buhari i është përgjigjur duke thënë:

“Kur’ani është fjala e Allahut dhe nuk është e krijuar. Por veprat e robërve janë të krijuara. Dhe për të pyetur rreth të tilla çështjeve është një bidat”.

Personi menjëherë i keqinterpretoj pozicionin e el-Buharit dhe tha se el-Buhari kishte thënë që fjalët e Kur’anit ishin të krijuara. El-Dhuhli shfrytëzoj këtë mundësi për të kundërshtuar el-Buharin dhe dëshmoj që askush nuk duhet të qëndrojë në ligjëratat e el-Buharit përderisa ai është një bidatçi. Të gjithë përveç Muslim Ibën Haxhaxh dhe Ahmed Ibën Selema e dëgjuan el-Dhulhin dhe e lanë el-Buharin, Kur këta të dy e lanë ligjëratat e el-Dhulhit, el-Dhulhi së fundi tha : ”Që ai person nuk duhet të lejohet të qëndrojë në këtë vend”. Influenca e el-Dhulhit ishte e madhe dhe el-Buhari e mori këtë si paralajmërim që ai duhet të largohet nga Nasiaburi. El-Buhari dëshmoi që ai nuk kishte asnjëfarë dëshire për famë apo për pasuri apo fuqi në Nasaibur dhe që zilija e çoi (ndaj tij) që çuan në shpërnguljen e tij nga ai qytet.

Për shkak të këtij incidenti, Imam Muslimi refuzoi të rregjistronte çdo hadith që ai e kishte dëgjuar nga el-Dhuhli. Në fakt, ai ia dërgoi të gjithë librat e el-Dhuhlit prapa. El-Buhari kishte një gjykim të ndryshëm. Ai e dinte që el-dhuhli ishte gabim por ai në të njëjtën kohë ai e dinte se ai ishte i ndershëm dhe një transmetues i besueshëm, dhe si rezultat, ai i rregjistroi disa hadithe në sahihun e tij. Por ai nuk i rregjistroi ata me emrin Muhammed Ibën Jahja el-Dhulhi por ai e qujati atë Muhammed. Ai e bëri këtë, disa thonë, kështu që njerëzit të mos mendonin që ai i pranonte akuzat e el-Dhuhlit. (Fatkeqësisht të dy edhe Ebu Hatim el-Razi dhe Ebu Zerah el-Razi ishin të ndikuar nga propaganda kundër Imam el-Buharit dhe ata ndaluan nga të transmetuarit të haditheve të tij.

El-Buhari e la Nasaiburin për tu kthyer në shtëpinë e tij, në Buhara. Përsëri ai u prit me një mirëseardhej dhe filloi të jepte ligjërata. Po ngatërresat së shpejti filluan përsëri në Buhara. Bashkiaku i zonës, Halid Ibën Ahmed el-Dhuhli donte që el-Buhari të vinte tek shtëpia e tij dhe t’i jepte ligjërata private fëmijëve të tij. El-Buhari e refuzoi duke thënë që do të ishte e paparnueshme për të që t’i jepte ligjërata në privat vetëm disa njerëzve dhe duke i ndaluar të tjerët të dëgjojnë. Ai gjithashtu i tha lajmërtarit të bashkiakut :

“Thuaji zotëriut tënd që unë kurrë nuk do ta poshtëroi dijen dhe kurrë nuk do ta çoi në dyrt e njerëzve. Nëse ai ka nevojë për mua, le të vijë tek xhamia ime apo shtëpia ime”.

Bashkiaku u zemëruar shumë dhe filloi të ngrinte njerëzit kundër el-Buharit dhe ai së fundmi u përzu nga Buhara gjithashtu . Pasi la Buharën, el-Buhari pastaj u ftua në Samakand për të ligjëruar njerëzve atje. Kur ai arriti një qytet të qujatur Kartank, ai dëgjoi se kishte dikutime në Samarkand dhe disa njerëz atje nuk dëshironin që ai të vinte atje. Së fundmi, ai mori lajmet që njerëzit e samarkandit e kishin rikonsideruar dhe donin që ai të vinte atje. Sapo mori udhëtimin e tij, u sëmurë dhe së fundi ndërroi jetë natën e Id el-Fitr, 256 hixhri. Ai u varros ditë tjetër në Kartank.

Arsyeja për grumbullimin e (haditheve)

Imam el-Buhari e shkroi këtë vepër për shkak të grumbullimeve të haditheve ekzistuese në kohën e tij që ishin të përziera nga hadithe të sakta (sahih) , të mira (hasen) dhe të dobta (daif). Kështu Imam el-Buhari e pau të arsyeshme për të grumbulluar një koleksion hadithesh vetëm me hadite të sakta (sahihe). Dëshira e tij ishte përforcuar edhe nga Mësuesi i tij Is’hak Ibën Rahauai.

El-Buhari dëshmoi për sa i përket mësuesit të tij: ”Ne ishim të uluir me Is’hak Ibën Rahauai dhe ai tha: ”Sikur të grumbulloje një vepër vetëm me hadithe autentike”. Pasi e dëgjova këtë unë zhvillova një dëshirë të madhe në zemrën time kështu fillova të shkruaj el-Xhami el-Sahih”.

Muhammed Ibën Sulejman Ibën el-Faris ka thënë: ”Unë e kam dëgjuar el-Buharin të thotë:

“Unë e pashë Pejgamberin salallahu alejhis ua selam në një ëndërr, unë isha duke qëndruar përballë tij me një freskuese në dorë dhe unë isha duke i përzënë mizat rreth tij. Kështu pyeta dikënd i cili ishte i dalluar për interpretimin e ëndërave rreth kësaj. Ai tha: ”Ti je duke përzënë nga ai gënjeshtrat, kështu ai më inkurajoi mua të shkruaj el-Xhami el-Sahih”.

Metodologjia e tij

Imam el-Buhari grumbullonte vetëm hadithet që i përmbushnin të gjitha kushtet e autenticitetit. Ai e kategorizoi atë në të njëtën mënyrë si dijetarët e fikut, në atë çdo kapitull i drejtohej çështjeve të ndryshme të fikut. Në shumë vende ai do t’i titullonte kapitujt me opinionin e tij mbi një çështje në fikh. Për shembull në Librin e Namazit gjendet një kapitull i titulluar “Kapitulli mbi obligimin e tekbiretul ihram”.

Në raste të ndryshme Imam el-Buhari përsëriste, përmblidhte ose memorizonte një pjesë të haditheve. Ai e bëri këtë për arsye të ndryshme që trajtonin me zingjiret e transmetuesve, për shembull ngandonjëherë ju do ta shihni të njëtin hadith të transmetuar nga dy sahabe të ndryshëm. Në rastin tjetër është bërë për të hequr dyshimet për besueshmërinë e transmetueseve në zingjire. Për shembull disa transmetues do të transmetonin të plota ndërsa të tjerë do t’i transmetonin në një mënyrë të përmbledhur. Në raste të tjera mund të ketë një shtesë e një trasmetusi në zingjirpër të zgjidhur konfliktin e dukshëm në zingjire dhe për të sqaruar pse transmetuesi ishte shtuar në një zingjir dhe jo tek tjetri.

Një tjetër arsye që ai e bëri këtë është për shkak të tekstit (matn) të vetë hadithit. Për shembull disa herë hadithi ishte shumë i gjatë kështu ai e ka shkëputur dhe i ka vendosur pjesët e tij në kapituj të ndryshëm, por këto hadithe ka më shumë gjykime legale që rezultonin nga ajo, në të tilla raste teksti u ribashkua.

Komentatori i el-Xhami el-Sahih, Haxhi Halifa, autor i “Keshfudh Dhunun” ka dëshmuar: ”Ka 82 komentime mbi sahih el-Buharit”. Më të famshmit janë:

1. Ala’am el-Sunan – nga el-Katabi

2. Sherh Ibën Batal – Ibën Bataal

3. El-Keir el-Fadih – nga Bin el-Tin el-Safakasir

4. El-Keukeb el-Durari – nga el-Keramani

5. El-Feth el-Bari – Ibën Haxher

6. Umdah el-Keri – nga el-Ini

7. Irshad el-Sheri – el-Askalani

Vepra të tjera

(1). El-Adab el-Mufrad- Kjo është një kolesionim i haditheve që janë më së shumti të lidhura me edukatën dhe etikën e Pejgamberit salallahu alejhis ua selam. Kjo punë është publikuar shumë herë dhe ka shumë komentime mbi të.

(2). El-Tarih “Historia”-Ky është një koleksion i biografive në stilin e dijetarëve të hadithit. Aktualisht, el-buhari shkroi tre vepra të tilla, el-Kebir, el-Sagir dhe el-Ausat. Më e rëndësishmja nga këto është el-Kebir.

(2. a). El-Tarik el-Kebir- Ky është një nga veprat e para që shkroi el-Buhari. Ai e shkroi atë ndërsa ishte në Medina. Përmban informacione biografike mbi 40. 000 transmetues. Ai ka thënë që për çdo transmetues në libër ai do të tregonte një incident përsa i përket jetës së tij por ai nuk e bëri këtë se kështu libri do të bëhej tepër i gjatë. Mësuesi i el-Buharit Is’hak Ibën rahuauai e lavdëroi shumë librin. Në fakt, libri qëndron si vepër biografike klasike. Ebu Ahmed el-Hakim qëshmoi që asnjë përpilues i çdo vepre biografike i cili erdhi pas el-Buharit nuk mund të bënte pa iu referuar kësaj vepre. Është e publikuar në tetë volume.

(3). Asemi el-Sahaba-el-Buhari ishte i pari që përpiloi një vepër të tërë vetëm mbi sahabet e Pejgamberit salallahu alejhis ua selam. Ndoshta kjo vepër lëshoi themelet për veprat që do të vijnë më vonë mbi këtë çështje.

(4). El-Musnad el-Kebir-Është e thënë që el-Buhari shkroi një vepër që përmbante një qind mijë hadithe. Nga titulli i kësaj vepre, duket se është kjo. Disa dijetarë të mëvonshëm e kanë përmendur këtë vepër por duket që ajo nuk ekziston më sot.

(5). Kitab el-Kuni- Shumë transmetues janë të referuar si Ebu Fulan “Babai i filanit” dhe ngandonjëherë është e vështirë për të identifikuar në mënyrë ekzakte se kujt është duke iu rferuar transmetusi. Kjo vepër nga el-Buhari është një ndihmë monumentale në identifikimin e të tillë transmetuesish. Sipas Ebu Ahmed el-Hakim, vepra e Imam el-Muslimit mbi këtë çështje është gati një transkript i veprës së el-Buharit me shtesë vetëm të disa komentimeve. Dijetarët e mëvonshëm, të tillë si el-Nasai, el-Hakimi dhe el-Dhehebi gjithashtu kanë shkruar mbi këtë çështje dhe kanë marrë shumë dobi nga vepra e el-Buharit.

(6). Halk Afel el-Ibad-Armiqtë e hershëm të islamit ishin të paaftë t’i largonin muslimanët ngë islami kështu ata filluan të përpiqeshin për të shkatërruar islamin nga brenda. Ata u përpoqën duke hedhur dydhime mbi Kur’anin duke thënë që ishte i krijuar.

Ata mohuan atributet e të folurit të Allahut megjithëse është e konfirmuar qartë nga një numër vargjesh kur’anore. Një tjetër grup njerëzish u ngrit të cilët mohonin el-Kaderin duke thënë që Allahu nuk ka ditur ngjarjen vetëm kur ajo ka ndodhur. Ky bidat filloi gjatë ditëve të fundit të periudhës së sahabeve. Pas kësaj filluan një diskutim mbi veprat e njerëzve- a janë ato të krijuara nga Allahu apo janë nga vullneti i lirë i personit. Dy ekstreme dolën, një që thonte nuk ka rol për qëniet njerëzore ndërsa grupi tjetër thonte që njerëzit i krijonin veprat e tyre vetë. El-Buhari shkroi këtë libër duke iu drejtuar këtyre tre bidateve dhe për të konfirmuar Atributein e të folurit të Allahut, për të konfirmuar Kaderin dhe dijen e Allahut të të gjitha gjërave dhe duke konfirmuar krijimin e Allahut të veprave të robërve të Tij. Ky libër ishte i shkruar gjatë viteve të fundit pasi ai ishte akuzuar nga el-Dhuhli sikur ky ishte një bidatçi.

(7). Kitab el-Illal- Kjo është një vepër mbi shkencën më të vështirë të hadithit, dallimin e difekteve ose gabimeve në çfarë shihet si hadithe të shëndosha. El-Buhari, mësuesi i tijj Ali Ibën Medini dhe Ebu Hatim el-Razi ka qenë ekspert në këtë fushë.

Me përjashtim të “halk efal el-Ibad”, të gjithë veprat e mësipërme trajtojnë hadithin ose shkencat e hadithit por el-Buhari gjithashtu kishte disa vepra mbi çështje specifike të fikhut, të tillë si të mëposhtmen, Kitab el-hibah, Rafa el-Jadein, el-Kirat Helf el-Imam, Kitab el-Ashriba dhe Kadhea el-Sahaba ue el-Tabi’in, kjo është vepra e tij e parë, e shkruar ndërsa ai ishte tetëmbëdhjetë vjeç.

Një Tefsir i Kur’anit i është përshkruar atij por ose është pjesë e Sahihut ose ka humbur me kalimin e kohës.

Marrë nga: Islaam. net

Përktheu: Ammar Ardit Kraja

shënimet:

1 Pjesa më e madhe e këtij artikulli është marrë nga hyrja në Feth el-Bari nga Ahmed Ibën Haxher, Hadi el-Sari (Rijad, Dar el-Ifta), vol 1, faqe 477-493. Lexuesi i interesuar mund të shikojë gjithashtu edhe Taki el-Din el-Mundheri, El-Imam el-Buhari: Imam el-Huffadh ue el-Muhadithin (Damask: Dar el-Kalem, 1988), Abdul Geni Abdul Halik, El-Imam el-Buhari ue Sahihuhu (Xhidah: Dar el-Manara, 1985).

2 Imad el-Din Ibën Kethir, el-Bidaja uel Nihaja (beirut: Dar el-Kutub el-Ilmijah, 1965), vol 11, faqe 25.

3 Në të njëjtën kohë, emri i Ahmedit mund të gjendet vetëm dy herë në Sahih el-Buhari. Arsyeja për këtë, siç Ibën Haxheri e ka shpjeguar, është që në udhëtimet e para të el-Buharit ai ishte i aftë të takohej direkt me mësuesit e Ahmedit dhe t’i merrte hadithet direkt nga ata. Në udhëtimet e para të el-Buharit në Bagdad, pasi Ahmedi u përball me inkuizicionin ndaj tij, Ahmedi nuk ishte më i preokupuar me transmetimin e hadithit dhe si rezultat el-Buhari nuk kishte mundësinë për të marrë hadithe të shumta nga ai. Kjo është pse, në Sahih el-Buhari, el-Buhari shpesh regjistroi hadithet nga Ali Ibën Medini por jo nga kolegu i Aliut Ahmed Ibën Hanbel. Shiko Ahmed Ibën Haxher, Feth El-Bari (Rijad: dar el-Ifta), vol 9, faqe 132.

4 Ibën Haxher, Hadi el-Sari, faqe 479.

5 Kjo është ku ai i fsheh identitetet e transmetuesve duke përdorur pseudonimet e tyre që shumë njerëz nuk I njohin me ato.

6 Muhammed Abdul Rauf, Imam el-Buhari dhe el-Sahihu, faqe 16.

7 Uthmani, faqe 90.

8 El-Mudhehiri, faqe 55.

9. Abdul Mexhid Abdul Mexhid, el-Ixhtihihat el-Fikhija Ind Ashab el-Harith (1979), faqe 641, faqe 577-580, gjithashtu shiko faqe 598-640.

10. Shiko Han, vol 7 faqe 340-344 dhe 349.

11 . Han, përkthimin e tij, vol 2 faqe 7. Shënim që el-Buhari ka më pak kritika ndaj ehl el-rai sesa mësuesi i tij Ibën Ebu Shejbah. Kjo është për shkak se disa nga kritikat e Ebu Shejba-s nuk janë të qarta dhe el-Buhari mbështeste opinionet e Ebu Hanifa-s në ato raste. Abdul Mexhid përfundon që el-Buhari ishte më i influencuar nga mësuesi i tij Ibën Rahauai sesa nga mësuesi i tij Ibën Ebu Shejbah. Abdul Mexhid, faqe 580.

12 Nuk duhet ngatërruar me Muhammed Ibën Jahja el-Dhuhlin të cilin el-Buhari e la në Nasaibur.

13 El-Buhari bëri një dua: ”O Allah, jepi atyre, fëmijëve të tyre dhe familjeve të tyre çfarë patën qëllim të bënin me mua”. Ibën Kethiri e përshkruan sesi Allahu I është përgjigjur duasë së tij në el-Bidaja uel Nihaja.

islaam.net,