Kjo jetë është shumë e shkurtë,
një ditë mbetesh trup i ngurtë,
do të mbështjellin me qefin,
trupin tënd në varr e shtijnë.

Nëse i mirë ti ke qenë,
puna yte aty të vjen,
të bëhet varri përplot dritë,
të zgjerohet sa të shohin sytë.

Ty o Zot të falenderoj,
për këto të mira që po i shijoj,
vetëm lutem bëre Kijamet,
dua o Zot të hy në Xhenet.

Nëse i keq ti ke qenë,
puna yte aty të vjen,
një pas një dënimet të vijnë,
eshtrat tua t’i përzijnë.

O Zot çka është kështu ky tmerr,
s’mund të duroj në këtë terr,
këto dënime herë pas herë,
o i mjeri unë i mjerë.

Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.