Udhëheqësi i i muslimanëve, Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kërkoi nga banorët e Humusit që t’ia shënojnë të gjithë emrat e fukarave dhe të mjerëve dhe t’ua jep pjesën e tyre që ju takon nga shtëpia e pasurisë së muslimanëve. Kur i erdhi lista e emrave u habit se aty e gjeti emrin e përgjegjësit të qytetit Seid ibën Amir, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, në mesin e fukarave.
I pyeti se si është e mundur që emri i përgjegjësit që e ka caktuar vet ai të jetë në mesin e të varfërve?! I thanë se ai rrogën e tij ua shpërndanë të varfërve dhe të mjerëve dhe thotë se çfarë më duhet pasuria kur unë do të jap llogari para Allahut për to!
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i pyeti se a kanë ndonjë ankesë prej tij?!
U përgjigjëm: E qortojmë për tri gjëra: ai në mëngjes nuk del herët po para nesh paraqitet në kohën e paradites, dhe natën nuk e shohim asnjëherë dhe një ditë në javë humbet nuk mundemi ta gjejmë!
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kërkoi përgjigje për këto tri mangësi nga Seidi!
Seid ibën Amir, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, u përgjigj: Nuk dal para tyre përveçse në kohën e paradites sepse deri në atë kohë jam në shërbim të familjes dhe nevojave të tyre. Unë nuk kam shërbëtor, kurse gruan e kam të sëmurë!
Fshehja ime natën nga ta vjen sepse gjatë ditës jam në shërbim të qytetarëve dhe në kryrjen e nevojave të tyre, kurse nata më mbetet për adhurim.
Kurse një ditë në javë zhdukem nga sytë e tyre sepse e laj petkun tim dhe e pres të thahet. Nuk e kam përveçse këtë petk!!
Udhëheqësi i muslimanëve, Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të, qau nga rasti i tij dhe i dha të holla Seidit, mirëpo ai përsëri atë pasuri ua shpërndau fukarave!!
Kjo është bujari dhe fisnikëri për shëmbëlltyrë!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.