Cilat janë kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë muslimanët, që martesa e tyre (niqahu) të jetë në përputhje me normat sheriatike (ligjore) islame?

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

Përkufizimi i përzgjedhur për familjen në dritën e mësimeve islame është se, “familja është institucioni shoqëror që zhvillohet nga çiftimi i një burri me një grua me akt të rregullt ligjor islam dhe më pas nga bashkimi i familjeve ndërtohet shoqëria”. Kulmet më të rëndësishme të familjes janë: burri, gruaja dhe fëmijët.

Martesa në Islam është quajtur besëlidhje rigoroze. Duke qenë se martesa është hallka më e rëndësishme e mirëqenies së individit dhe shoqërisë, Islami i ka dhënë rëndësi dhe interes të veçantë mbarëvajtjes së insitucionit të martesës, prej të cilit dalin dhe aftësohen individët e shoqërisë humane.

Së këtejmi Islami ka vendosur për martesën e muslimanëve kushtet në vijim:

Kushti i parë: Përcaktimi i identitetit të dhëndrit dhe nuses dhe pëlqimi i tyre që të martohen me njëri-tjetrin;
Kushti i dytë: Miratimi (lejimi) i kujdestarit legjitim të vajzës (nuses) për këtë martesë. Kujdestari i nuses është babai i saj e në mungesë të tij janë: gjyshi, djali (nëse nusja ka qenë e martuar më parë), vëllai, xhaxhai etj.Lexoni më tepër;
Kushti i tretë: Prania e dy dëshmitarëve të cilët duhet të dëshmojnë kryerjen e kurorëzimit të kësaj martese. Dëshmitari duhet të jetë: musliman, mashkull, të mos jetë shurdhmemec, të jetë i përgjegjshëm juridikisht, i ndershëm dhe i rregullt në përkushtimin e tij fetar islam;
Kushti i katërt: Që bashkëshortët të mos kenë ndonjë pengesë ligjore islame për t’u martuar me njëri-tjetrin, si p.sh.: të mos kenë të njëjtën nënë gjiri1 (mëndeshë), ndalohet martesa me kurvarët, me idhujtarët, martesa me të divorcuarëm apo vejushën para se të mbarojë koha që ajo duhet të presë para se të martohet, martesa e muslimanes me jomulsiman etj.Lexoni më tepër;
Angazhimi i mehrit (prikës / kapitalit a pasurisë së pakthyeshme) që i jepet nuses:
Martesa e obligon dhëndrin që t’i jap mehr (prikë a pasuri të pakthyeshme) nuses së tij, por aktkurorëzimi i martesës është i vlefshëm edhe pa përmendjen apo dhënien paraprake të mehrit. Vlerën e mehrit e vendosin nusja bashkë me kujdestarin e saj.

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.