Largohet nga kjo botë banori më i moshuar i Arabisë Saudite, ndoshta dhe i botës: thuhet se ishte 147 vjeç

Banori më i moshuar i Arabisë Saudite ka vdekur në moshën 147 vjeçare, njoftoi të premten gazeta Al Watan.

Për vite, Ali bin Mohammed bin Mari’i Al-Alkami, njihej si njeriu më i moshuar në mbretëri.

Në një intervistë me Al Watan, i publikuar pak vite para vdekjes së tij, pasi u pyet për mënyrën e jetesës së tij, ai ndau disa detaje të jashtëzakonshme.

Gjatë gjithë jetës së tij, Al-Alkami kurrë nuk kishte vizituar ndonjë spital.

Në intervistën e tij, Al-Alkami tha se jetonte duke u ushqyer me perime dhe fruta të kultivuara në kopshtin e tij, krahas thjerrëzave, fasuleve dhe elbit.

Ai shpjegoi se nuk kishte ngrënë kurrë ushqim në restorant, as ushqim që përmbante sheqer.

Ai gjithashtu shtoi se kurrë nuk kishte pasur nevojë për vizitë në spital, madje as kur arriti në moshë të thyer.

Kur u pyet për rutinën e tij të përditshme, Al-Alkami tha se gjithmonë flinte menjëherë pas namazit të jacisë (namazi i fundit ditor) dhe zgjohej dy orë para namazit të sabahut.

Edhe pasi mbushi 100 vjet, Al-Alkami vazhdoi të falë namazin e xhumasë në një xhami lokale, duke ecur mbi katër kilometra për të arritur atje. (e huazuar)

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.