Në kohën kur shumë vende digjen flakë,
kur bota islame posedon shumë plagë,
kur çdo ditë derdhet sikur uji gjaku,
kur masakrohet fëmiu, e torturohet plaku.

Kur umeti nuk gjen rehati dot,
duke derdhur gjak e duke derdhur lot,
a thua ku është rinia jonë sot,
ku e humbin kohën ku e kalojnë kot?!

Shumë prej të rinjëve tanë të hutuar,
harrojnë gjithë plagët që i kanë rrethuar,
harrojnë sëmundjet që i kanë kapluar,
pas një loje futbolli shumë të dashuruar.

Kalon nëpër rrugë e kalon nëpër kafe,
dëgjon muhabete e dëgjon shumë llafe,
në dert të madh është rini e jona,
do fitoj Reali apo Barcelona?!

Kalojnë 90 min. duke e shikuar,
edhe 90 të tjera duke diskutuar,
e pastaj vijnë dhe shumë loja tjera,
kështu kalon rinia jonë e mjera.

Në të njëjtën kohë ju ikin namazet,
ju ikin sunetet besa edhe farzet,
ju kalon dita pa asnjë faqe të Kur’anit,
duke qëndruar me orë pranë ekranit.

Thuaj vëlla vetes mjaft më u bë boll,
s’kam aq kohë të humbi unë me futboll,
kushdo që fiton, unë asgjë s’fitoj,
kam gjëra më me vlerë që duhet t’i veproj.

Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.