Me mujt me e pa hoxhën me gomar!

Disa njerëz sot s’ngihen duke marrë,
e sa shumë xhelozi kanë në hoxhallarë,
me mujt me i pa ata sa më nevojtarë,
me mujt me i pa në rrugë me gomarë.

Me bë me e pa hoxhën me X pesë,
qe paret i ka bë në emër të fesë,
me bë me e pa atë me shtëpi të re,
qe kot që mundohet e na flet për fe!

Me bë me e pa hoxhën në restoran,
kshyre hoxha drekat e darkat ku i han,
me bë me e pa edhe tuj pi kafe,
ia nisin me folë e me i shtu do llafe.

Thonë ky si ka paret prej vendeve tona,
këtij prej jashtë i vijnë me miljona,
herë e paguan atë Amerika e Anglia,
e herë e paguan Irani e Saudia.

E duan hoxhën ta shohin nevojtarë,
menzi me e pritë rrogën me e marrë,
e menzi me pritë kur po vdes najkush,
që hoxha i shkretë barkun me e mbush!

Menzi me pritë hoxha me bë një dua,
me i marrë do pare e borxhin me e la,
e menzi me pritë me këndu tallkin,
për ujë e për rrymë, edhe për benzin!

Duhet me ju tregu se hoxha është njeri,
edhe ai ka familje, edhe ai ka fëmi,
edhe ai ka plotë tjera angazhime,
edhe ai ka qejfe, derte e pikëllime.

Duhet me ju tregu se ai është shërbetorë,
mundohet me ditë me natë e me orë,
mundohet për këtë fe për këtë Din,
e përveç kësaj s’ka tjetër qëllim.

Ai që do akuza, akuza do të gjejë,
por duhet thënë Allahu ta shpërblejë,
e kjo ndaj hoxhës është gjëja më e mirë,
që Allahu t’ia lehtësojë Ditën e vështirë!

Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.