Mendo mirë!

Kishin qenë tre djem dhe duke ecur rrugës e shohin një njeri duke gropuar në një qoshe të rrugës. Njëri prej tyre thotë: Ky sigurisht e ka vrarë dikë, andaj edhe gropon që ta varrosë atë, dhe mos ta sheh askush.

Tjetri thotë: Jo, por ky sigurisht ka ndonjë pasuri të madhe dhe me vlerë, dhe don që ta fsheh atë nën tokë.

I treti thotë: Jo, asnjëri nuk ia keni qëlluar. Ky është ndonjë musliman i mirë, dhe është duke hapur ndonjë pus, që udhëtarët kur të kalojnë të pijnë ujë.

Secili mendon për tjetrin, në bazë të asaj që e ka në brendinë e tij. Mendo mirë për vëllaun tënd!

Përshtati: Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.