Cka është misvaku?

  1. Ne si staf, kemi për qëllim që juve të ju ofrojmë sa më shumë informacione dhe dije të dobishme rreth fesë Islame por gjithsesi se kemi edhe harxhime të shumta, kështu që ju lutemi që pasi të dëgjoni apo të lexoni të klikoni mbi reklamën që shfaqet poshtë këtij teksti sepse ashtu ne do t’i mbulojmë harxhimet tona dhe do të jemi në gjendje të vazhdojmë që të ju sjellim ende informacione me lejen e Allahut azze ue xhel. Allahu ju shpërbleftë me të mira në të dy botët. Pasi të lexoni lajmet tona, shpërndajini edhe me të tjerët që të përfitojmë sëbashku. 

Misvaku është një shkop, i cili përdoret për masazhin e brendisë së gojës dhe ka marrë emrin nga fjala arabe “judlik”, që fjalë për fjalë mund të përkthehet në kuptimin “masazh” (që d.m.th. masazhi i brendisë së gojës).
Lloji më i mirë i misvakut është druri “arak” (Salvadora persica). Misvaku i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ue selem ka qenë nga ky dru. Misvaku është degëz e forcuar me minerale natyrore, që ndihmon në pastrimin e dhëmbëve, pastaj me inkibitorë të tjerë, të cilët pengojnë gjakderdhjen nga mishi i dhëmbëve, materie që mbysin mikrobet (baktericid) dhe me aromë natyrale të freskët. Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimikë, se sa çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbët. Sikurse brusha për dhëmbët misvaku pastron në mes dhëmbëve dhe nuk thyhet nën asnjë presion, bile është më i fortë dhe fleksibël. Palca e misvakut formësohet në një formë të përshtatshme, duke pastruar bile edhe ushqimin e mbetur në mes dhëmbëve e njëkohësisht duke mos e dëmtuar mishin e dhëmbëve.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem para 14 shekujve na ka mësuar ta përdorim misvakun për t’i pastruar dhëmbët dhe t’i japim gojës aromë të këndshme. Enesi radijallahu anhu transmeton që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.”

Si duket misvaku
Këtu mund të shikoni disa foto se si duket misvaku.


Si përdoret misvaku

1. Përgatitja: 
– Para përdorimit të parë shpërlajeni misvakun me ujë që të zbutet pak. ( Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili )
– Qëroni lëvoren e misvakut përafërsisht 1-2 cm. në majë.
– Nëse misvaku është tepër i thatë atëherë zbuteni majen e misvakut në ujë për një kohë të shkurt.( Misvaku është më së miri të përdoret pasi të jetë futur në ujë trëndafili )
– Përtypeni pak derisa të jetë formuar një lloj brushe në maje ( sikur që shihet lartë )
2. Pastrimi: 
– Pastroni gjithmonë prej mishit të dhëmbëve – lartë
– Pastroni edhe pjesët tjera dhe mbrendinë e dhëmbëve
– Fijet që thehen gjatë pastrimit nxjerrni jashtë
3. Ruajtja: 
– Ruani misvakun në një vend të pastërt dhe të thatë.
– Edhe pas tharjes misvaku juaj është i butë
4. Rivendosja: 
– Nëse fijet e misvakut janë bërë shumë të buta dhe të çara, ju mundeni thjeshtë ta preni atë pjesë dhe të filloni prap nga pika 1. Si është përshkruar më lartë.
– Pas 2-3 ditësh të përdorimit është e preferuar që të preni pjesën e përdorur dhe të përdorni pjesën tjetër.
– Një dru i misvakut prej përafërsisht 15 cm. përdoret gati 4 javë, mvarsisht sie dhe sa herë e përdorni në ditë.

Koha kur mund të përdoret:

– Pas ngrënies:
Me përdorimin e misvakut ju i lani dhëmbët tuaja pas secilit ushqim; por pa lënë ndjenjën e djegies të pastës së dhëmbëve pas larjes së dhëmbëve me anë të brushës dhe pastës.
– Zvogëloni nervositetin:
Përtypeni misvakun dhe në atë mënyrë do të largoni nervositetin tuaj – njëherit arrini edhe të mira për arritjen e higjienës së gojës! Përtypeni më mirë misvakun se lapsin!
– Zen vend në secilin xhep të palltos, të këmishës, të pantollave, në çantë dhe është një përcjellës i shkëlqyer për dhëmbë të shëndetshëm.
– Pastrimi i dhëmbëve gjatë grarjes së veturës
– Pastrimi i dhëmbëve në vend të punës
– Čdoherë me vehte – në çdo kënd të shtëpisë, në restorant, në vendin e punës, në kohën e lirë, gjatë udhëtimeve etj.

Dobitë e misvakut:

– Era e mirë e gojës
– Në çdo kohë dhe çdokund në përdorim
– Bëhet mineralizimi i dhëmbëve
– Masazhë e mishit të dhëmbëve
– Nuk ju nevojitet pastë e dhëmbëve pasi ajo i ka të gjitha vetitë e një paste
– Arrihet higjiena natyrale kahë pas kohe
– Parandalon formimin e pllakës dentare dhe gurëve, të cilët janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve dhe kariesit (prishja e dhëmbëve)

Ibn Abbasi radijallahu anhu ka thënë se pastrimi i dëmbëve me misvak sjell dhjetë dobi:
1. Freskon gojën
2. Pastron trurin
3. Krijon ndjenjën e të qenurit i shëndoshë
4. E tret sekrecionin
5. Eliminon murtajën
6. E përgatit lukthin për ushqimin tjetër
7. Përmban në vete sunnetin
8. Zoti i Lartëmadhëruar kete e deshiron
9. Rrit virtytin e individit
10. I gëzon meleqtë

-Komentues të tjerë pohojnë se pastrimi i dhëmbëve me misvak:

– E mprehë kujtesën
– Adapton shqisat
– Forcon mishin e dhëmbëve
– Pastron të parit pengon prishjen e dhëmbëve
– Ndihmon tretjen
– Pastron fytin i sjell dobi zërit ngjizur ose të shterur
– E bën të follurit më shprehës
– Kthjellon njeriun e përgjumur
– Rrit aftësinë e të lexuarit
– Ndihmon individin për të falë Namaz dhe të mësojë Kur’anin
– All-llahu dhe melaiket kete e deshirojne
– E bën njeriun më të virtytshëm

Informacione të vlefshme: 

– Misvaku është një produkt tradicional për higjienën e dhëmbëve dhe të gojës për të cilën shumë na ka udhëzuar i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem.
Në dy sahiha është shënuar se i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem ka thënë:”Sikur mos të mendoja se kjo do të ishte tepër e rëndë për pasuesit e mi, do të jepja urdhër që t’i pastronin dhëmbët me misvak para çdo namazi”. ( Buhariu 2/312; Muslimi 252).
I Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Pastrimi i dhëmbëve me misvak është praktikë e mirë higjienike e cila pastron gojën dhe e kënaq Zotin”. ( Buhariu 4/137 )
I Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem e kishte zakon t’i lante dhëmbët me misvak e edhe kur qëndronte i shtrirë në shtratin e tij të vdekjes. ( Buhariu 8/ 106 )

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.