“Më i dijshmi i Umetit tim për hallallin dhe haramin është Muadh Ibnu Xhebeli.”(Muhammedi salAllahu alejhi ue selem).
Kur Gadishulli Arab u ndriçua me dritën e Kur’anit dhe të drejtësisë, djaloshi jethribas (medinas), Muadh ibnu Xhebeli, ishte ende i ri. Në vendin e tij dallohej me mendjemprehtësi, largpamësi dhe vendosmëri të lartë.
Krahas kësaj, ai ishte i pashëm, syzi, flokëkuqrremtë, dhëmbë vezullues, ia mbushte syrin atij që e shikonte dhe i pushtonte zemrën.
Muadhi pranoi Islamin nën ndikimin e thirrësit mekas, Mus’ab ibnu Umejrit.
Natën e ngjarjes së Akabes u shtri dora djaloshare e Muadhit dhe u përshëndet me dorën e Pejgamberit fisnik dhe ia dha besën atij me dëshirë…
Muadhi ishte në grupin e përbërë prej 72 vetave, të cilët ia mësynë Mekës dhe u gëzuan pa masë për takimin që patën me Resulullahun a.s., për përcjelljen që i bënë atij me ndërmarrjen e hapave të historisë më të shkëlqyeshme dhe për t’i shënuar faqet e saj më të ndritshme…
* * *

Kliko ne link me poshte per ta lexuar ma shume per Muadh ibnu Xhebeli, Allahu qofte i kenaqur prej tij!

Kliko ketu per te lexuar ma shume

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.