Vitin e ardhshëm në qytetin gjerman Krefeld do të fillojë ndërtimi i
një xhamie, minarja e së cilës do të jetë e gjatë 38 metra.
Autoritetet gjermane në dhjetor të vitit të kaluar dhanë lejen e
nevojshme të ndërtimit, ndërkohë që sipas koordinatorit të
punimeve për ndërtimin e saj, Erdinc Sezer, lokacioni i xhamisë do të
jetë në qendër të qytetit.

Në një prononcim për AA, Sezer tha se xhamia do të jetë e gjatë 26
metra, minarja 38, ndërsa kupola 19 metra, me një sipërfaqe të
oborrit prej 1.100 metra katrorë.
“Në nëntor të vitit 2016 dorëzuam një kërkesë për ndërtimin e
xhamisë. Lejen e morëm në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa bëhet
fjalë për një xhami e cila do të mund të pranojë rreth 560 persona”,
tha Sezer.
Ai theksoi se në kuadër të xhamisë do të ketë edhe objekte
shoqëruese.
“Në kuadër të xhamisë do të ketë një sallë takimesh me rreth 340
metra katrorë, tetë dhoma, librari dhe leximore. Xhamia do të jetë dy
minuta nga qendra e qytetit, me një parking për 51 automjete”, tha
Sezer, duke informuar se punimet do të fillojnë nga mesi i vitit 2019.
Xhamia “Fatih” do të ndërtohet nën sponsorizim të Unionit turkomusliman
për çështje fetare, DITIB.
Krefeldi është një qytet me rreth 225 mijë banorë dhe ndodhet në
krahinën federale Rajna-Vestfalia Veriore.

 

Esselam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu, klikoni ne reklam qe shfaqet larte ketij teksi, per te na ndihmuar sado pak In’shaa’Allah! faleminderit, Zoti ju shperblefte! 

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.