Mbreti u bë kurioz të dijë se çfarë e dallon këtë robëreshë nga të tjerat për këtë dha urdhër që ajo të sillet në pallat, kur mbërriti ajo u ndal para tij me një krenari të cilën asnjëherë nuk e kishte parë tek robëreshat e tjera.

Mbreti e pyeti: Pse je kaq e shtrenjtë mori vash?

Sepse dallohem me mendjemprehtësi- ia ktheu ajo me të shpejtë, përgjigjeje e cila edhe më shumë ia shtoi kuriozitetin mbretit.

Mirë – tha Mbreti: do ti shtroj pesë pyetje nëse përgjigjesh drejt do ta dhuroj lirinë e nëse gabon do të ta heq kokën me shpatën time.

Pajtohem – ia ktheu ajo guximshëm.

Atëherë mbreti e pyet: “ Më trego cila rrobë është më e bukura, cila aromë është më e këndshmja, cili ushqim është më i shijshmi, cili shtrat është më i rehatshmi dhe cili vend është më i bukuri?

Shikoi robëresha rreth e rrotull dhe tha: ma sillni karrocën dhe rrobat se unë e fitova lirin time dhe po largohem nga ky pallat.

Dhe filloi t’u përgjigjet pyetjeve të mbretit një nga një:

– Rroba më e bukur është këmisha e vetme e të gjorit i cili nuk posedon gjë tjetër, ajo është e përshtatshme për të në verë e në dimër.

– Aroma më e këndshme është aroma e nënës, edhe nëse është ndezëse e zjarrit të ndonjë hamami në treg.

– Ushqimi më i shijshëm është ai ushqim që e ha nga uria, se i urituri e ndjen edhe bukën e thatë e bajate të këndshme.

– Kurse shtrati më i butë është ai shtrat në të cilin fle e kokën e ke të qetë, se nëse je i padrejtë dhe zullumqarë do ta gjesh edhe shtratin e arit si ferra nën ty.

Dhe ia mësyu derës, por mbreti e ndali dhe i tha: ku do të shkosh ende pa u përgjigj në pyetjen time të fundit?

E ktheu kokën dhe me buzëqeshje i tha: Vendi më i bukur është një vend i lirë të cilin nuk e sundojnë injorantët.

Aq bukur u përgjigj sa që mbretit nuk i mbeti tjetër vetëm t’ia liroj rrugën dhe t’i thotë: shko se ti qenke zonjë e jo robëreshë.

Ps: Të vërtetën e tha ajo:

Vendi më i bukur është një vend i lirë në të cilin nuk sundojnë injorantët.

Pershtati: Rijad Imeri

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.