Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anu se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush vjen në tubim (mexhlis), le të përshëndesë (të pranishmit) me selam. Po ashtu kur dëshiron të largohet (prej tubimit), të përshëndesë (të pranishmit) me selam. Ngase përshëndetja e parë (me selam) nuk është më e vlefshëm se e fundit.” Buhariu në “El-Edebul-Mufrad”, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Tahaviu, Ahmedi, El-Humejdi, Ebu Jala etj. Tirmidhiu ka thënë: “Hadith hasen.”
Them (shejh Albani): Zinxhiri i hadithit është i mirë, ndërsa të gjithë burrat e tij janë thikat.
Po ashtu shejh (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Përshëndetja me selam kur largohesh nga tubimi (mexhlisi) është edukatë e harruar në disa vende. Dhe ata që më së shumti kanë të drejtë që ta ringjallin atë janë dijetarët dhe nxënësit e dijes.
Pra, kërkohet prej tyre që kur të hyjnë te nxënësit në dhomën (klasën) e mësimit të përshëndesin me selam. Po ashtu dhe kur të dalin, sepse përshëndetja e parë me selam nuk është më e vlefshëm se e fundit.
E kjo është prej përhapjes së selamit e urdhëruar në hadithin e mëposhtëm: “Me të vërtetë “Es-Selam” është prej emrave të Allahut të Madhëruar, të cilin e ka vendosur në tokë. Prandaj përhapeni selamin midis jush.”
“Es-Silsiletus-Sahihah” vëll. 1
Marr nga hoxhe: Unejs Sheme .

  • Esselam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu, klikoni ne reklam qe shfaqet larte ketij teksi, per te na ndihmuar sado pak faleminderit, Zoti ju shperblefte! 

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.