Hyrje: Shtëpitë në Medinë
Jo të gjitha shtëpitë e Medinës ishin të njëjta në kohën kur jetoi Profeti Muhamed salAllahu alejhi ue selem Shumica e shtëpive kishin disa karakteristika të përbashkëta, nga të cilat ndoshta më e rëndësishmja ishte hapësira e moderuar. Ndërsa jemi të sigurt se rehatia dhe luksi nuk ishte shenja dalluese e tyre, mund të themi se hapësira, në përputhe me nevojën dhe standardet e kohës, ishte cilësia e tyre thelbësore.

Një nga argumentet kryesore për këtë gjendet në thënien e Profetit se “pjesë e lumturisë së bashkëshortit janë gruaja e mirë, shtëpia e gjerë dhe fqinji i mirë.”

Profeti salAllahu alejhi ue selem i lutej Allahut që ta falte, ta bënte shtëpinë e tij të gjerë dhe të begatshme dhe të bekonte ushqimin e tij.

Njëherë, Halid ibn Uelidi iu ankua Profetit a.s se shtëpia e tij ishte shumë e vogël për të akomoduar familjen e tij. Profeti a.s e këshilloi të shtonte disa dhoma në tarracë dhe t’i lutej Allahut për begati.

Që shtëpitë e Medinës kishin hapësirë të bollshme dhe ndonjëherë edhe tejet të rehatshme mund të konfirmohet nga fakti që Profeti salAllahu alejhi ue selem qëndroi në shtëpine e…

Kliko ne link me poshte per te lexuar me shume!

Kliko ketu per te lexuar ma shume

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.