Ne jemi shqiptarë, ne jemi shqiptarë, ne jemi ai popull i cili e pranoi Islamin. Neve na ngjajnë vetëm disa popuj në botë për kah pranimi i Islamit. Neve nuk na ngjajnë disa popuj për kah pranimi i Islamit. Neve na ngjan populli i Malajzisë për kah pranimi i Islamit, populli i Indonezisë për kah pranimi i Islamit, neve na ngjajnë popujt e Afrikës së mesme, ata të Nigerisë atje, neve na ngjajnë për kah pranimi i Islamit ata popujt e largësive ku s’ka mbërri ushtria islame kurrë, atje ku fjala një herë e folur, me të parën e pranuar, ne jemi të kësaj kategorie.
Neve na kanë mësuar atje prej kah veriu se ne e paskemi pranuar Islamin me dajak, pra, shqiptarët qenkan muslimanët e dajakut, e pastaj sikur çka e mësuam Darvinizmin gabim, sikur çka i mësuam sendet tjera gabim, sikur çka e mësuam majmunizmin gabim, e kemi mësuar gabim se edhe Islamin e kemi pranuar ashtu qysh na kanë mësuar se gabim e kemi pranuar.

Unë do t’ju sjelli një argument shumë të thjeshtë, të cilin e kam thënë me një tribunë në mesin e vëllezërve të mi në Kosovë. Ne shqiptarët, ju të mbaheni prej sot në këtë, sepse ky është argument i paluhatshëm, shkencor, bindës edhe heshtës, ju gjithmonë të mbaheni në atë, meqenëse shqiptarët jetojnë në Ballkan, në brendi të Ballkanit, ata janë zemra e Ballkanit, është e vërtetë se ata janë zemra, edhe mushkëritë, edhe palca e Ballkanit, ata janë edhe në të njëjtën kohë truri i Ballkanit, tru më të pastër se i atyre në Ballkan nuk shihet edhe nuk do të ketë nëse jetë kështu i freskët dhe nuk e turbullojnë tjerët. Të nderuarit e mi sot në sallë këtu:

“Meqenëse shqiptarët e kanë pranuar Islamin me dhunë, evlijatë e parë në Ballkan do të ishin bullgarët!”

Sepse Islami kah ata ka ardhë, aty pari kanë kaluar ata, e pastaj maqedonët, edhe të tjerët me radhë, e kojshitë tonë, ata do të ishin muslimanë para nesh, mirëpo numër një, ne s’jemi muslimanë prej turqve, ne s’jemi muslimanë prej osmanlive, përveç se me numrin e madh absolut, ne kemi pranuar Islamin në shekullin VIII të erës sonë, aty 800 vite pas Isës alejhi selam, 200 e disa vite pas vdekjes së Muhamed Mustafasë (sal Allahu alejhi ue selem), populli ynë fillon me pranu Islamin, nga tregtarët që kanë ardhur me shit në Zar, në Dubrovnik, në Tivar, në Vlorë, në Durrës, nga këto skela, nga këto limane detare.

Edhe ne pra kemi qu atje nga kultura jonë, ne kemi dërguar atje nga kultura jonë e asaj kohe, në qytetin e Tarabllusit, në qytetin e Jafës, në qytetin e Bejrutit, në qytetin e Posaidit, në qytetin e Skenderisë, atje ata njerëzit janë takuar me njerëzit tonë në ndërrimin e sendeve kulturore, tregtare. Ne lamë atje diçka, ata sollën te ne. Shqiptarët janë të parët që kanë pranuar Islamin nga vetëdija e lartë që e kishin për ta kuptuar menjëherë fjalën e urtë edhe fjalën e vërtetë. Si ka ardhur deri te kjo?!

Të nderuar, Resulullahi (sal Allahu alejhi selem), ai për të cilin jemi tubuar sot ne këtu, ka thënë në një hadith të tij kështu: “Musliman është ai që njerëzit janë të lirë nga goja dhe dora e atij!”

Këtë mendja e shëndoshë a e refuzon, a e pranon?! Këto mësime kanë mbërri tek ne, këto janë mësimet prej kah e kemi pranuar ne Islamin. Musliman është ai që njerëzia është e lirë nga dora dhe goja e atij. Ka thënë se musliman është ai që ia do tjetrit atë që ia do vetes. Këtë shqiptarët kanë pasur vetëdije të lartë me pranu, kurse tjerët, po e bëjmë kështu tash, nëse duan ta dinë kush janë shqiptarët dhe kush janë tjerët përreth, tash po ngritemi prej kësaj salle si jemi kështu, edhe po shkojmë përshembull në Nish, edhe atje po themi kështu: “Musliman është ai që njerëzia është e lirë nga dora dhe goja e atij!”

A ka atje kush e kupton çka po flasim?! Asnjë, asnjë! Unë këtë kur e them nuk e them për ta nënçmuar një popull, po e them se kjo fjalë qarkullon qe 600 vite këtu, por s’pati kush me kuptu, nuk pat kush me kuptu. Në fshatin Romanli, atje ku jetoj unë, dritarja e xhamisë kojshiun e ka ortodoks. Ai asnjëherë s’e ka pa se çka po flitet, ai kurrë s’ka ndëgjuar se çka po bëhet, asnjëherë s’e din se çka është diskutuar, sepse për t’i kuptuar vlerat e një fjale, duhet që fjalës së vërtetë me i falë diçka. Neve faktikisht Islami na ka thirrë që tri sende që ne i posedojmë t’ia falim fjalës së vërtetë. Ne shqiptarët e kemi bërë këtë, për ata jemi muslimanë ne. Cilat janë ato tri sende që ne ia kemi fal fjalës së vërtetë?!

Tri komponente, tri sende i posedon njeriu. Të triat duan ushqim veç a veç, a njeriu posedon trurin, të cilin duhet ta ushqejë me ushqim të veçantë, ai posedon zemrën dhe don ushqimin e veçantë, dhe ai posedon pastaj barkun, i cili duhet të ushqehet me ushqime të veçanta.

– Ushqimi i barkut të njeriut është ai që njeriu duhet të hajë nga prodhimet tokësore me kusht që të jenë hallall.

– Ushqimi i trurit të njeriut është ushqimi në shkollë, ai don vetëm dituri dhe tjetër send nuk njeh, por ajo don dituri të vërtetë të bazuar në argumente shkencore, të cilat argumente më s’luhaten prej aty që ti të mësosh, këtë e don truri i njeriut.

– Kurse zemra, zemra e don ushqimin e vet, ushqimi i zemrës është besimi në Allahun e Vërtetë, nëse këtë ushqim s’ia ke dhënë zemrës, njërën e ke ushqyar, tjetrën e ke lënë të uritur. Nëse e ke fryrë barkun, ti mund të bëhesh 200 kilogramë, por në kokë mund të jesh si ajo karikatura, të cilën na e paraqiti një karikaturist shumë i bukur, modest, kur bëri një njeri para dyerve të universitetit me bark të madh kaq por kokën e kishte sa grushti, pasi që ai kaloi kah dera e universitetit katër vjet, andej universitetit e vizatoi karikaturisti me një bark të zbehur shumë, kokën kaq, çka ka bë në fakultet ai?! Në fakultet ai rriti kokën me argumente, e ka ushqyer trurin mire. Islami ka ardhë për të na e ushqyer trurin me dituri të argumenteve në baza shkencore, ai erdhi që të na tregojë çka me ngrënë dhe erdhi që të na e ushqejë zemrën me besim.

Të dashurit e mi prezentë, Allahu (xhel-le xhelaluhu ue xhel-le shanuhu) prej neve këto tri instrumente madhore që na i ka falë, na ka porositur që t’i përdorim mirë, të mos i keqpërdorim. Ato me shekuj janë keqpërdorur, po flas edhe njëherë për shqiptarët në lidhje me tri komponentet që i përmenda: zemra, truri dhe barku.

Njëqind vite me radhë, prej vitit 1900 e deri tash, 105 vite me radhë, është i vetmi popull në botë, edhe unë nuk jam këtu për t’i dhënë popullit tim komplimente sepse ai meriton edhe kritika, kritika, por unë s’jam për atë këtu, jam për ta thënë hakun, jam për ta thënë të vërtetën si gjithë ata që kanë folur para meje dhe ata që do të flasin.

– Këtij populli iu kanë thyer 1750 minare për një orë, prej ora 12:00 deri ora 13:00.

– Këtij populli iu kanë thyer, në një datë prej datave, 218 minare me gjithë xhamitë me një kohë prej kohëve.

– Këtij populli në një kohë prej kohëve iu kanë thyer 57 minare, ajo ishte shumë afër.

– Këtij populli iu kanë mbledhur 650 000 sofra, 650 000 sofra, prej shtëpive dhe iu kanë djegur në zjarr, sepse kjo na qenka kulturë islame, e ju duhet të hani në tavolinë për t’u bërë më modern, për t’u bërë si tjerët.

Këto krejt i kanë ndodhur këtij populli, e më në fund ai tash po e thirr ezanin, ai tash po e fal xhumanë, ai tash po i formon kuvendet, ai tash çka po formon mbi të gjitha këto sende?!

Ai po e formon shtetin e vet, po e formon shtetin e quajtur Kosovë. Unë thërras gjithë popullin tim kudo që është, që të kuptohemi shkurt, drejt dhe qartë: ata politikanë që kanë thënë se shqiptarët janë i vetmi popull, nëse e bëjmë Kosovën shtet do ta ngjallim një problem të ri, se nuk paska askund në botë një komb – dy shtete, iu kemi thënë gjithë njerëzve, në botë ka 22 shtete – një komb, filloni prej Mauritanisë deri në Bagdad, 22 shtete arabe – një komb dhe një fe, mund të jenë shqiptarët një komb – dy shtete, nuk prish punë fare, ato mund të jenë tri shtete, s’prish punë fare.

Iu kemi thënë njerëzve kështu, faktorit ndërkombëtar faktikisht, edhe me këtë ndoshta po e përmbyllim që mos t’ju marrim kohë, i kemi thënë faktorit ndërkombëtar, njerëzve më eminentë të faktorit ndërkombëtar në bisedat që ne zhvillojmë me ta: ndihmojeni Kosovën, ndihmë të vërtetë, që të bëhet shtet i pavarur, kujt i ngjan Kosova shtet i pavarur, kujt i ngjajnë orvatjet e Kosovës që të bëhet shtet i pavarur, në moment, për momentin kujt i ngjajnë?!

Ato i ngjajnë njeriut që ka ardhur prej udhës se largët dhe para derës së shtëpisë së vet, disa metra, është lodhur sa është lodhur aq, ky njeri a meriton të ndihmohet a meriton të shkelet, atij që po hyn në shtëpinë e vet edhe disa metra i kanë mbetur?!

Kosovës i kanë mbetur edhe disa metra për të hyrë në shtëpinë e vet, prandaj duhet të ndihmohet seriozisht që të hyjë në shtëpinë e vet.

Kosova nuk ka nevojë të sulmohet, Kosova duhet të sulmohet po u nis të hyjë në shtëpinë e huaj, pra, kush hyn në shtëpinë e vet duhet të ndihmohet.

Ky dini ynë, kjo feja jonë, neve ka ardhur bazamentalisht që të na i jep këto mësime, t’ua shpërndajmë djemve, të dimë se Islami është fe e qetësisë. Islami është paqja, Islami është njerëzia, Islami është strukturimi i njerëzve me ndenja të bukura, të cilat nuk kanë të shkelur asnjëherë, të cilat nuk kanë të vdekur asnjëherë, ne jemi ata.

Edhe njëherë për fund ju përshëndesim të gjithëve së bashku me përshëdetjen më hyjnore, me përshëndetjen më të kompletuar: Selamullahu Alejkum ue Rahmetuhu ue berekatuhu – Paqja, mëshira, begatitë, urtësitë edhe të mirat e Allahut qofshin mbi ju!

Shkruar nga Jakup Asipi
(Pjesë e shkëputur nga një tribunë e mbajtur nga hoxhë Jakup Asipi në sallën sportive në Mitrovicë, 2005. Transkriptuar nga: Labinot Kunushevci)

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.