1. Ne si staf, kemi për qëllim që juve të ju ofrojmë sa më shumë informacione dhe dije të dobishme rreth fesë Islame por gjithsesi se kemi edhe harxhime të shumta, kështu që ju lutemi që pasi të dëgjoni apo të lexoni të klikoni mbi reklamën që shfaqet poshtë këtij teksti sepse ashtu ne do t’i mbulojmë harxhimet tona dhe do të jemi në gjendje të vazhdojmë që të ju sjellim ende informacione me lejen e Allahut azze ue xhel. Allahu ju shpërbleftë me të mira në të dy botët. Pasi të lexoni lajmet tona, shpërndajini edhe me të tjerët që të përfitojmë sëbashku.
Nga një grup prej sahabëve përcillet se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

“Vërtet se në Xhenet ka dhoma, ana e jashtme e të cilave shihet nga brenda dhe ana e brendshme e tyre shihet nga jashtë.”

Ebū Mūsā El-Esh’arij tha: “Për kë janë ato, o i Dërguar i Allahut?”

Ai tha: “Për atë që flet fjalë të buta, që jep ushqim dhe që e kalon natën duke u falur për Allahun gjersa njerëzit janë në gjumë.”

(Ahmedi, nr. 22956, El-Hejthemij 3/192, ibën Huzejme, nr. 2136 -2137, ibën Hibbāni nr. 509, El-Bejhekij nr. 8262. Shih “Sahīhut-Tergīb” të shejh Albanit 617).

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.