Si ta përmirësoj sjelljen ndaj nënës sime?
Pyetje: Une jam nje moter muslimane, i fali 5 vakte prej e vogel, agjeroj shpesh per qejf vetem per Allahun, bej dhiker, lexoj Kur’an gati per dite, gjithcka bej per Allahun, por une krejt mundin e humbi duke u sjell keq me mamin, nuk e di ne ate moment qe kapena nuk di mu ndale, krejt diten tu perla me to gjithcka i tham fjale te keqia qka me vjen ne ate moment! Kisha dashte nje keshille qysh me be per mos me ia be keshtu nanes. Krejt i bej per Allahun, po kete nuk po muj me largu, jam mundu ne te gjitha menyrat por nuk ka funksionu asnje.

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Rrespektimi i prindërve është urdhër i Allahut (azzevexhel) të cilit muslimani duhet t’i bindet dhe t’i nënshtrohet dhe mosrrespektimi i tyre është mëkat i madh ndaj Allahut (azzevexhel) nga i cili muslimani duhet të largohet.

Thotë Allahu (azzevexhel): “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, dhe që të silleni në mënyrë bëmirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as of, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta)”. (Isra’ -23)

Dhe thotë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, sepse vetëm tek Unë është kthimi juaj”. (Lukman – 14)

E sidomos nëna, meriton rrespekt të madh dhe sjellje të mirë ndaj saj, ngase ajo përjeton vështirësitë më të mëdha gjatë shtatzënisë, gjatë lindjes dhe pas lindjes. Për këtë edhe Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) porositi tri herë që njeriu të sjellet mirë ndaj nënës së tij dhe njëherë ndaj babait të tij. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Gjithashtu Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) thotë: “Kënaqësia e Zotit është në kënaqësinë e prindërve dhe hidhërimi i Zotit është në hidhërimin e prindërve”. (Transmeton Taberani dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë)

Dhe thotë: “Tre (grupe të njerëzve) nuk do t’i shikojë Allahu në Ditën e Gjykimit: Mosrrespektuesin e prindërve të tij, gruan e cila përngjasohet me burrat, dhe dejuthin – atë që nuk xhelozon për nderin e familjes së tij”. (Transmeton Nesaiu, Ahmedi dhe Hakimi me zinxhirë të vërtetë)

Dhe shumë argumente tjera të cilat urdhërojnë në rrespektim të prindërve dhe qortojnë mosrrespektimin e tyre. Kështuqë nuk i takon një muslimani i cili beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit të sjellet në mënyrë arrogante dhe jo të mirë me prindërit e tij.

E le të mjaftojë për ju fjala e Allahut: “Mos u thuaj atyre as of”, dhe çdo herë që hyn djalli në mesin e kundërshtimeve të juaja, kujto këtë fjalë të Allahut e cila ka zbritur prej mbi shtatë kat qiej dhe kujto se për çdo fjalë do të keshë përgjegjësi para Allahut, dhe mos harro se kjo sjellje mund të jetë shkak që Allahu mos të të shikojë fare në atë ditë të madhe. Allahu na ruajt!

Lusim Allahun (azzevexhel) që juve, neve dhe të gjithë muslimanëve të na bëjë rrespektues ndaj prindërve, t’i bëjë ata të kënaqur ndaj neve dhe të na bashkojë me ta në Xhenetin e Tij. Amin

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.