Personi i cili ndien se vdekja është afër, duhet të thotë sa më shumë shehadetin, që të shpresojë në të mirë dhe të ketë mendim të mirë për Allahun e Lartësuar.
Mu’adhi r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë:
“Ai te i cili fjalët e fundit janë (në këtë botë): la ilahe il-lallah! Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, do të hyjë në Xhenet. ” Ebu Daudi

Nëse ne gjendemi prezent te personi i cili është në prag të vdekjes, duhet me kujdes ta rikujtojmë që të thotë shehadetin dhe që ato të jenë fjalët e fundit para vdekjes së tij. Këtë duhet bërë ngadalë, me gjysmë zë dhe i përmbajtur t’ia themi fjalët me qëllim që personin që është në prag të vdekjes ta nxisim që të thotë shehadetin.

Ebu Se’id el-Hudri r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam në këtë çështje ka porositur: “Nxitni ata të cilët janë në prag të vdekjes që të thonë: La ilahe il-lallah! Muslimi

Në këtë kuptim është edhe transmetimi i Ma’kil b. Jesarit,në të cilën Pejgamberi alejhi selam ka porositur që atyre të cilët
janë në prag të vdekjes t’u lexohet surja Jasin, me qëllim që t’u lehtësohen momentet e fundit të jetës: “Lexojani suren Jasin të afërmve tuaj në prag të vdekjes.”Ebu Dauti

Për fat të keq, te shumë veta ky hadith është kuptuar se kjo kaptinë kur’anore duhet t’u këndohet të vdekurve. Kurtubiu, Neveviu, Sujutiu dhe shumë dijetarë të tjerë islam, padyshim këtë e komentojnë se kjo duhet t’u këndohet atyre që janë në prag të vdekjes, me qëllim që t’i rikujtojmë në shehadetin dhe t’ua lehtësojmë momentet e fundit të kësaj bote.

Njeriu në prag të vdekjes duhet sa më mirë të mendojë për Allahun, domethënë se Allahu i Mëshirshëm do ta mëshirojë dhe do t’ia falë mëkatet. Xhabiri r.a. në këtë çështje transmeton fjalët e Pejgamberit alejhi selam: “Mos të vdesë asnjëri prej jush, derisa nuk mendon mirëpër Allahun e Lartësuar.”Muslimi

Vërtetimin më të mirë se duhet të kemi mendim të mirë për Allahun e Lartësuar dhe të besojmë se me të vërtetë Ai do të na falë dhe do të mëshirohet ndaj nesh, e gjejmë në hadithin e besueshëm kudsij të cilin e transmeton Enes b. Maliku r.a. e në të cilin i Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Allahu i Lartësuar thotë: “O njeri, gjithçka që do të më lutesh dhe që do të kërkosh për të falë, Unë do t’i fali.O njeri, sikur mëkatet e tua të prekin deri në qiell dhe më lutesh të ti falë, Unë do t’i fal.O njeri, sikur të më vije me mëkate sa është Toka, pastaj më takon duke mos mëpërshkruar Mua asnjë shok, Unë do të jap falje, aq sa është ajo.” Tirmidhi.

 

Djali i përkujton nënës shehadetin gjersa,ajo është në prag të vdekjes, O Allah mëshiroj nënat tona.O allah na mundëso një fund të mirë⚘????amin #shperndajeni

Gepostet von Keshilla Islame am Mittwoch, 28. März 2018

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht.